filip_nikoloski

Filip
Nikoloski

Zëvendës Ministri

Filip Nikolloski arsimin e ka kryer në Fakultetin
Ekonomik, drejtimi menaxhment, pranë Universitetit ”Shën Kirili dhe Metodij” në
vitin 2001. Ka shkathtësi në planifikimin strategjik dhe zbatimin taktik,
operimet dhe menaxhim P&L, menaxhimin me mjete multimilionshe të fondeve,
alokimin e mjeteve, këshillimin pensional, këshillimin investues, analizën financiare,
buxhetim, rregjistrimin e fletobligacioneve, si dhe në menaxhimin me rreziqe.

Nga licencat të cilat i ka marrë gjatë përvojës së punës
janë: licenca për tregtim të autorizuar ndërkombëtar me mjete financiare(ACI
Dealing Certificate) e lëshuar nga ACI International në vitin 2005, licenca për
këshillëtar të autorizuar investues që merret nga Komisioni për letrat me vlerë
të vitit 2007 dhe certifikatën nga Programi për shkathtësi lidershipi (CEED), i
përkrahur nga USAID dhe SEAF të vitit 2010. Nikolloski është pajisur me
certifikatë për letrat globale me vlerë nga Commerzbank Frankfurt, me certifikatë për
operacione ndërkombëtare financiare nga Akademia e banakave në Frankfurt, me
certifikatë për menaxhim korporativ në përputhje me Ligjin për shoqëri tregtare
të lëshuar nga Pro Agens, gjithashtu posedon edhe shumë mirënjohje dhe
certifikata nga sfera e fondeve investuese dhe menaxhmentit financiar.

Nikollovski ka karierë të pasur në pjesën e investimeve
bankare, analizës financiare dhe menaxhimit me mjete. Kështu që nga muaji tetor
i vitit 2002 deri në muajin maj të vitit 2017 ka punuar në disa pozita në
Bankën “Komercialna” edhe atë deri në muajin maj të vitit 2009 si analist
financiar dhe udhëheqës i investimeve bankare në
Bankën “Komercialna” në KB Shoqëria e parë pensionale.
Këtë funksion, Nikolloski, e ka ushtruar deri në muajin maj të vitit 2017, në periudhën
kur vlera e mjeteve që ka menaxhuar me dy fondet e hapura pensionale në kuadër
të shoqërisë pensionale, është  rritur
nga 80 milonë euro në 450 milionë euro.

Nga viti 2017 deri në marrjen e funksionit të
zëvendësministrit të Financave, Nikolloski ka punuar si analist  i pavarur financiar dhe këshillëtar
investues.

Nikolloski, përveç gjuhës amë maqedone, flet rrjedhshëm
edhe pesë gjuhë tjera:
 vllehe, angleze, italiane, sërbe dhe kroate.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.

Close Search Window