Кumtesa|

20 gusht 2021, Shkup – Ministri i Financave, Fatmir Besimi, u takua me Nicola Bertolini dhe Steffen Hudolin, që duhet t’a marrë detyrën e Shefit të Departamentit të Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, e falënderoi Bertolinin për angazhimin e deritanishëm dhe i uroi suksese Hudolinit për marrjen e funksionit të tij.

Në takimin u diskutua për aktivitetet prioritare në fushën e menaxhimit të financave publike, si dhe për statusin e zbatimit të projekteve aktuale të financuara nga fondet e BE -së. Ministri Besimi, theksoi se Ministria e Financave fillon me përgatitjet për Program të ri të reformave për menaxhimin e financave publike në periudhën e ardhshme duke filluar nga viti 2022.

Në këtë mënyrë, vlerësimi i shpenzimeve publike dhe llogaridhënia financiare, për Bankën Botërore dhe FMN do të jetë bazë për përcaktimin e prioriteteve të ardhshme të reformave në menaxhimin e financave publike. Ky vlerësim u financua nga BE, SECO dhe BB.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window