Кumtesa|

7 shtator 2021, Shkup – Investimet publike dhe private dhe konkurrenca, ekonomia e gjelbër, si dhe kapitali njerëzor dhe zhvillimi gjithpërfshirës janë temat në të cilat do të debatohet sot në Konferencën e parë vjetore të Ministrisë së Financave “Rimëkëmbja ekonomike dhe rritja pas COVID-it” në kuadër të “Forumit ekonomik dhe financiar” që filloi dje në Shkup.

Fjalime hyrëse në ditën e dytë të Konferencës do të kenë Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Në Panelin e parë sot me temë “Investimet publike dhe private dhe konkurrenca”, do të paraqiten ide lidhur me mundësitë e përfshirjes më të madhe të sektorit privat. Folës do të jenë zëvendëskryetar i Qeverisë Fatmir Bytyqi, nënkryetarja e BEI, Liljana Pavlova, nënkryetari i BERZH, Jürgen Rigterink, ministrat Bekteshi dhe Boçvarski, drejtori rajonal i IFC për Evropën qendrore dhe juglindore, Ari Naim, si dhe kryetarët e tri odave më të mëdha ekonomike Azeski, Arsovska dhe Hoxha.

Në panel diskutimin me temë “Rritja e zgjuar dhe e gjelbër e ekonomisë” folës do të jenë eurokomesari Paolo Gentiloni, drejtori ekzekutiv i Konstituencës së FMN-së, Pol Hilbers, drejtori i BB-së për RMV-në, Massimiliano Paolucci, drejtori rajonal i MIGA për Evropën dhe Azinë qendrore, Olga Shlovskaja, përfaqësuesja e përhershme e UNDP në RMV, Narine Sahakyan dhe ministri Naser Nuredini.

Konferenca do të përmbyllet me panel diskutimin e përkushtuar kapitalit njerëzor, që është kyç në zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë. Në temën “Kapitali njerëzor dhe rritja gjithpërfshirëse” pritet të prezantohen ide që do të japin përgjgije si të përforcohet sistemi arsimor dhe shëndetësor, si dhe çështje të tjera kyçe në këtë pjesë.

Folës do të jenë Rold Venzel, guvernator i Bankës Zhvillimore të Këshillir të Evropës, ministrat Filipçe, Carovska, Osmani, Stefkovska, si dhe Hari Patrinos, menaxher për arsim në BB për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe Jamele Rigolini, lider i programit për zhvillim njerëzor në BB për Ballkanin Perëndimor.

Konkluzionet nga Konferenca do të prezantohen nga ana e ministrit të Financave, Fatmir Besimi, zëvendësministrit të Financave, Dimitar Kocaçevski dhe sekretares shtetërore në Ministrinë e Financave, Jelena Tast.

Konferenca filloi dje me fjalime hyrëse të kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Financave, Fatmir Besimi, kursa në panelet mysafirët e lartë folën me temë “Sfidat globale dhe rajonale dhe perspektivat e rimëkëmbjes dhe rritjes”, “Politikat makroekonomike dhe financat publike në periudhën pas pandemisë”, si dhe “Qeverisja e mirë dhe kohezioni social”.

Ideja për organizimin e kësaj konference ndërkombëtare doli nga përpjekja e Ministrisë së Financave si institucion për promovimin dhe realizimin e dialogut inkluziv me aktorët social. Kjo konferencë në të ardhmen duhet të shndërrohet në konferencë me traditë dhe ndikim të madh në rajonin dhe në Evropën.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window