Кumtesa|

Konkurs për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës Botërore të Kursimit – 31 Tetor

Në bazë të Vendimit për publikimin e konkursit për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme me rastin e Ditës Botërore të Kursimit – 31 Tetor dhe miratimit të fondeve V. nr. 02-28033/1 me datë 28 shtator të vitit 2021, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut shpallin

 

KONKURS
për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës Botërore të Kursimit – 31 Tetor

 

Tema dhe kushtet e konkursit për nxënësit e arsimit fillor

Nxënësit e arsimit fillor mund të dërgojnë krijim letrar dhe/ose artistik për temën:

„Kursimi – vendim i mençur për një të ardhme më të mirë

Për punimet më të mira të nxënësve të arsimit fillor do të ndahen total dymbëdhjetë çmime, edhe atë:

– tre çmime për krijim më të mirë letrar ‒ poezi për nxënësit nga klasa e 1-rë deri në klasën e 5-të;

-tre çmime për krijim më të mirë artistik ‒ vizatim/vizatim dixhital për nxënësit nga klasa e 1-rë deri në klasën e 5-të;

– tre çmime për krijim më të mirë letrar – tregim për nxënësit nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të;

– tre çmime për krijim më të mirë artistik – vizatim/vizatim dixhital për nxënësit nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të.

Nxënësve të arsimit fillor, krijimet e të cilëve do të shpërblehen, do t’u ndahet shpërblim në para në shumë prej 3.000,00 denarësh, me pagesë të fondeve të shpërblimit në llogarinë e transaksioneve në ndonjë bankë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas zgjedhjes së tyre.

Afati i fundit për parashtrimin e punimeve është 22 tetor 2021.

 

Tema dhe kushtet e konkursit për nxënës të arsimit të mesëm

Nxënësit e arsimit të mesëm mund të marrin pjesë në konkurs me dërgimin e një krijimi letrar – ese për temën:

“Kursimi dhe menaxhimi i financave personale në epokën moderne dixhitale”

Ese-ja duhet të ketë një maksimum prej 1.800 fjalësh dhe të përmbajë pikëpamje personale për rolin e kursimit, duke iu referuar disa prej çështjeve të mëposhtme: roli i kursimit në ekonomi, rëndësia e kursimit për të ardhmen, roli i kursimit në tejkalimin e sfidave të krizës, qëndrimi i popullatës së re ndaj kursimit, zakone familjare të kursimit, format klasike përkundër formave moderne të kursimit, njohuritë e të rinjve për kursimin në institucionet financiare, qëndrimi i të rinjve lidhur me nevojat për edukim financiar dhe aspekte të tjera.

Për 3 punimet më të mira të nxënësve të arsimit të mesëm do të ndahet shpërblim në para në shumë prej 6.000,00 denarësh me pagesë të fondeve të shpërblimit në llogari të transaksionit në ndonjërën prej bankave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas zgjedhjes së tyre.

Afati i fundit për parashtrimin e punimeve është 22 tetor 2021.

 

Kushte të përbashkëta që vlejnë për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm:

Për të mbrojtur punën e nxënësve, Ju lutemi detyrimisht nënshkruani krijimet Tuaja duke i shënuar informacionet në vijim:

– Emri dhe mbiemri i nxënësit,
– Emri i shkollës ku nxënësi ndjek mësimet (klasa / viti / komuna / fshati/ qyteti)
– Emri dhe mbiemri i prindit / kujdestarit me adresën e banimit dhe
– Telefoni i kontaktit të prindit / kujdestarit / arsimtarit/ profesorit.

 

Mënyra e dorëzimit të krijimeve:

Të gjithë krijimet (vizatim, poezi, tregim dhe ese) mund të dorëzohen drejtpërsëdrejti në Arkivin e Bankës Popullore ose përmes postës. Krijimet letrare (poezi, tregim dhe ese), si dhe krijimet artistike (ekskluzivisht vizatimet e punuara në një pajisje dixhitale) mund të dërgohen përmes rrugës elektronike në adresat elektronike në vijim: tvorbi@nbrm.mk

 

Adresa për dorëzim nëpërmjet postës me shenjë:

„Për Konkursin me rastin e Ditës Botërore të Kursimit – 31 Tetor“
BANKA POPULLORE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Bul. „Kuzman Josifovski-Pitu“ Nr. 1, 1000 Shkup

 

Krijimet e arritura do t’i shqyrtojë dhe vlerësojë juria e formuar nga përfaqësuesit e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe një bashkëpunëtor i jashtëm në këtë fushë angazhohet për të rishikuar veprat letrare të nxënësve të shkollave fillore.

Lista e nxënësve të shpërblyer do të publikohet më së voni deri më 31 tetor të vitit 2021, në internet faqet e Bankës Popullore / dhe Ministrisë së Financave http://finance.gov.mk/

Për informacione më të hollësishme mund të drejtoheni përmes postës elektronike të Bankës Popullore: tvorbi@nbrm.mk dhe postës elektronike të Ministrisë së Financave: finance@finance.gov.mk

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window