Кumtesa|

01 tetor 2021, Shkup – Krimi i organizuar, kriminelët dhe grupet kriminale nuk njohin kufij, prandaj bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është më i rëndësishëm në ballafaqimin e sfidave nacionale dhe rajonale, duke pasur parasysh që vendi ynë dhe rajoni nuk përjashtohen nga rrjedhat kriminale ndërkombëtare dhe trendet e reja lidhur me krimet.

Këtë e tha zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski, sot në hapjen e Konferencës rajonale dyditore me temë “Krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit”, organizuar nga Drejtoria për kundërzbulim, në kuadër të projektit “Përforcimi i kapaciteteve të Drejtorisë për kundërzbulim në Maqedoninë e Veriut” financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup dhe zbatuar nga Asociacioni për avancimin e demokracisë – Democracy Lab.

Ai vlerësoi se përparimi i përbashkët i rajonit është me rëndësi të veçantë që mangësitë në bashkëpunimin ndërkombëtar, të mos abuzohen nga kriminelët si përparësi gjatë realizimit të qëllimeve dhe interesave të tyre kriminale dhe se konferencat e këtilla janë të rëndësishme, ku mund të shkëmbehen praktikat dhe përvojat e mira, të shqyrtohen problemet me të cilat përballen, me qëllim në mënyrë të përbashkët të reagojnë ndaj formave të reja të grupeve kriminele, duke shfrytëzuar teknologjitë e reja.

– Lufta kundër krimit të organizuar, duke përfshirë pastrimin e parave si një nga format më të sofistikuara është prioritet kryesor i Qeverisë dhe organeve kompetente. Republika e Maqedonisë së Veriut po krijon sistemin e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit përmes implementimit të standardeve ndërkombëtare për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit dhe ndërmerr numër të madh të iniciativave për zbatim më të shpejtë dhe më efikas të standardeve.

Si aktivitete më të rëndësishme që janë zbatuar dhe që zbatohen aktualisht, janë aktivitetet e vlerësimit të rrezikut në lidhje me mjetet virtuale më të njohura për publikun si kriptovaluta dhe analizat sa i përket qasjes për rregullimin e tyre, si dhe Raporti mbi vlerësimin e rrezikut të financimit të terrorizmit përmes organizatave jofitimprurëse, një proces gjithpërfshirës në të cilin morën pjesë numër i madh i përfaqësuesve të sektorit, theksoi zëvendësministri.

Potencoi se pastrami i parave dhe financimi i terrorizmit shkaktojnë pasoja serioze sociale dhe ekonomike dhe se është shumë i rëndësishëm parandalimi i tyre.

– Në zingjirin e parandalimit është i rëndësishëm çdo pjesëmarrës, gjegjësisht i gjithë sektori financiar, gjithashtu është e domosdoshme edhe përkrahja e sektorit joftimprues.

Duke marrë parasysh se drejtoritë për kundërzbulim financiar janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për sistemet e zbulimit të flukseve jolegale financiare dhe duke marrë parasysh mundësinë për shkëmbim të shpejtë dhe efikas së të dhënave nga kundëruzbulimi përmes grupit EGMONT, ka rëndësi të jashtëzakonshme edhe zhvillimi dhe përforcimi i kapaciteteve të tyre në çdo aspekt, theksoi Kovaçevski.

Theksoi se është e rëndësishme që falë tentimeve sistematike dhe aktiviteteve, Republika e Maqedonisë së Veriut është në mesin e 15 vendeve me rrezik më të ulët sa i përket pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit sipas “AML indeks” i cili publikohet nga ana e “Basel Institute on Governance” me renome, i cili është me besueshmëri të rëndësishme në fushën e hulumtimeve lidhur me pastrimin e parave dhe financimit të terrorizmit.

Në këtë konferencë, fjalim pati edhe zëvendëskryeministri për luftë kundër korupsionit dhe krimit Lupço Nikollovski dhe drejtori i Drejtorisë për kundërzbulim financiar Bllazho Trendafilov, kurse morën pjesë edhe përfaqësues nga njësitë për kundërzbulim financiar, të sektorit bankar dhe joqeveritar nga vendi ynë, Serbia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi si dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window