Кumtesa|

2 tetor 2021, Shkup – SHBA-ja ofron përkrahje të konsiderueshme për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e aktiviteteve që orientohen drejt rritjes ekonomike, stabilitetit dhe përforcimit të praktikave dhe institucioneve demokratike. Konfirmimi i kësaj janë dy amandamentet e nënshkruara të Marrëveshjes së grantit të partneritetit për zhvillim, me ç’rast vlera shtesë për këtë vit është prej 3.5 milionë dollarë amerikanë. Anekset e marrëveshjes i ka nënshkruar ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Marrëveshja me USAID-in lidhur me grantin e partneritetit për zhvillim u nënshkrua në datë 6 maj të këtij viti, në vlerë prej 8.3 milionë dollarë amerikanë. Me anë të dy anekseve të nënshkruara të Marrëveshjes, rritet vlera e grantit për  3.5 milionë dollarë amerikanë shtesë, përkatësisht vlera e përgjithshme e mjeteve të alokuara gjatë këtij viti  nga ky grant është 11.8 milionë dollarë amerikanë. Këto mjete shtesë kanë për qëllim përforcimin e konkurrencës ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit.

Marrëveshja e grantit të partneritetit për zhvillim është në përputhje me Strategjinë për zhvillim dhe bashkëpunim 2020-2025, me të cilën janë paraparë gjithsej 56.6 milionë dollarë amerikanë. Këto mjete janë të destinuara për tre qëllime zhvillimore përmes të cilave USAID-i e ndihmon Maqedoninë e Veriut të luajë një rol udhëheqës në arritjen e zhvillimit të saj, si aleati më i ri dhe vendi anëtar i 30-të i Aleancës ushtarake perëndimore NATO, si dhe në fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

SHBA-ja përmes USAID-it deri më tani në vend sa i përket zhvillimit ka investuar mbi 833 milionë dollarë amerikanë.

Anekset e marrëveshjes i ka nënshkruar ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window