Кumtesa|

15 tetor 2021, Shkup – Projektet e planifikuara lidhur me sektorin energjetik në vend, investimet në partneritetet publike private, si dhe miratimi dhe implementimi i Planit të ri për financim të rimëkëmbjes ekonomike dhe rritjes së përshpejtuar, ishin tema të takimit që ministri i Financave, Fatmir Besimi, së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave, të mbajtur në kuadër të Takimeve vjetore të FMN-së dhe BB-së, me drejtoreshën rajonale të Agjencisë multilaterale për garantimin e investimeve (MIGA) për Evropën dhe Azinë Qendrore, Olga Shlovskaja dhe me drejtorin operativ të MIGA, Sarvesh Suri.

Në këtë takim, ministri Besimi theksoi se vendi ka plan ambicioz, por të realizueshëm lidhur me tranzicionin energjetik. Parashihen disa projekte, të tilla si lidhja e gazsjellësit interkonektiv me Republikën e Greqisë, kapacitetet shtesë fotovoltaike, parqet e turbinave me erë, me qëllim që të zëvendësohet thëngjilli me burime të tjera alternative të energjisë. Lidhur me këtë, nevojitet që të përcaktohen prioritetet e projekteve, dinamika e tyre, si dhe përkrahja ndërkombëtare.

Në këtë takim, u theksua mundësia që MIGA t’i sigurojë projektet lidhur me partneritetin publik privat në pjesën e energjetikës, si dhe propozime për përmirësimin e kredisë për financimin e projekteve për të cilat nevojitet financim publik.

MIGA është organizatë ndërkombëtare për përkrahje të investimeve të huaja, e themeluar si pjesë e Grupacionit të Bankës Botërore. Ajo emeton garanci për sigurim ndaj rreziqeve komerciale siç janë: transferimi i valutës, ekspropriacioni, mosrespektimi i dispozitave kontraktuese, trazirat ushtarake dhe sociale, etj. Aktivitet që përfshihen në tregun botëror për sigurimin e investimeve janë: rritja e kapacitetit të agjencive të tjera publike dhe private për sigurim nga rreziqet politike përmes bashkësigurimit dhe risigurimit, sigurimi i investimeve në vendet e tjera.

Gjatë këtij takimi,u theksuan qëllimet prioritare të Ministrisë së Financave, me ç’rast u diskutua mbi Planin për financim të rimëkëmbjes ekonomike dhe rritjes së përshpejtuar për periudhën 2022-2026, ku ndër të tjera, ofrohet edhe shqyrtim i hollësishëm i mënyrave tradicionale dhe inovative për financimin e projekteve investuese lidhur me sektorin publik dhe privat.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window