Кumtesa|

19 tetor 2021, Shkup – Institucionet e fuqishme, efektive dhe llogaridhënëse në sektorin publik janë kyçe për krijimin e mjedisit stabil ekonomik dhe rritjes së qëndrueshme, siç dëshmohet edhe nga kushtet e pandemisë Kovid 19. Prandaj, qëllimi kryesor i udhëheqjes së kontabilitetit të buxhetit dhe raportimit të buxhetit është krucial për menaxhimin e buxhetit dhe arritjen e përgjegjësisë financiare gjatë përgatitjes dhe miratimit të politikave dhe vendimeve afariste, përkatësisht shpenzimet e balancuara buxhetore të mjeteve realisht të disponueshme.

Këtë e theksoi zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski, i cili iu drejtua Trajnimit IPSAS për kontabilistët në sektorin publik të organizuar nga CEF – Qendra për përsosmëri në financa, që u mbajt sot në Ohër.

Ai njoftoi se deri në fund të vitit 2022, Ministria e Financave planifikon të zbatojë reformë në sferën e kontabilitetit të buxhetit në drejtim të zëvendësimit të “parimit me para të gatshme” me të ashtuquajturin “parim i modifikuar i kontabilitetit akrual”.

-Sipas ”parimit të modifikuar të kontabilitetit akrual”, shpenzimet do të evidentohen në momentin e krijimit të ngjarjes afariste në periudhën raportuese dhe jo në momentin e pagesës dhe të hyrat do të vazhdojnë të pranohen në momentin e arkëtimit.

Ky koncept i evidencës do të mundësojë monitorim më realist dhe më të azhurnuar të detyrimeve të pashlyera të shfrytëzuesve të buxhetit. Këtë parim do ta zbatojmë në sistemin e thesarit shtetëror përmes zbatimit të Sistemit të ri informativ për menaxhimin me financat, tha Kovaçevski.

Ai vlerësoi se kontabilistët në sektorin publik kanë rol të rëndësishëm në punën e përditshme dhe në proceset e vendimmarrjes së institucioneve, duke pasur parasysh se ato evidentojnë, raportojnë, monitorojnë dhe korrigjojnë financat shtetëtore dhe sigurojnë inpute kyçe për vlerësimin e rrjedhave financiare dhe për vendimmarrjen.

“Sot nuk mund të imagjinohet puna në sektorin publik dhe realizimi i funksioneve, aktiviteteve dhe detyrave të tij, pa informacione kontabiliste cilësore. Prandaj, shpesh theksohet se kontabiliteti është gjuhë afariste dhe të gjithë që kanë rol të rëndësishëm në proceset afariste të sektorit publik duhet ta kuptojnë atë gjuhë. Kontabiliteti, raportimi financiar dhe publikimi i informacioneve kontabiliste janë supozime të rëndësishme të praktikës së mirë të menaxhimit financiar në sektorin publik”, theksoi zëvendësministri i Financave.

Ai theksoi se pikërisht këto trajnime janë thelbësore që të kuptohen standardet e IPSAS, në procesin e heqjes së parimit të parave të gatshme gjatë udhëheqjes së kontabilitetit të buxhetit dhe kalimit në parimin e kontabilitetit akrual dhe shtoi se në vitin 2022 planifikohet reforma në profesionin e kontabilitetit, ku do të përfshihet trajnimi i domosdoshëm dhe dhënia e provimit për kryerjen e punëve të kontabilitetit në sektorin publik.

Trajnimi dhe provimi për kontabilistë në sektorin publik në oganizatën e CEF-it, janë të vetmet të këtij lloji që organizohen në RMV dhe janë me cilësi të lartë. Ministria e Financave, pret që bashkëpunimi me CEF-in të vazhdojë në sferën e trajnimeve dhe certifikimit të kontabilistëve, si dhe në procesin e përgatitjeve për zbatimin e certifikimit nacional të kontabilistëve në sektorin publik në kuadër të Akademisë së financave publike.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window