Кumtesa|

29 tetor 2021, Shkup – Borxi publik, duke përfshirë tremujorin e tretë, shënoi rënie nën 60% të PBB-së, sipas kriterit të Mastrihtit të Bashkimit Evropian, duke u pozicionuar në nivel prej 59.3% të PBB-së. Kjo e tregon politikën e vendosur të mirë fiskale dhe menaxhimin e mirë të financave publike në kohën e pandemisë.

Borxhi publik u zvogëlua për 3.8 pikë përqindjeje, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2021, përkatësisht prej 63.1% siç ishte në fund të tremujorit të dytë. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Financave, borxhi publik është 6.950.7 milionë euro, ndërsa në datën 30.06.2021 ka qenë 7.386.8 milionë euro.

Ulja e borxhit kryesisht është rezultat i pagesës së Euroobligacionit të emetuar në vitin 2014 me vlerë prej 500 milionë eurove. E rëndësishme është se pavarësisht recesionit, Qeveria u paraqit me sukses në tregjet globale të kapitalit dhe mjetet për këtë Euroobligacion u siguruan përmes emetimit të Euroobligacionit të ri në muajin mars të vitit 2021, me normë të interesit historikisht më të ulët prej 1.625 %.

Ministria e Financave, fuqimisht vazhdon me përpjekjet e saj në drejtim të stabilizimit të borxhit dhe pozicionimit të tij nën 60% të PBB-së, në kuadër të kriterit të Mastrihitit.

Në periudhën afatmesme, gjegjësisht deri në vitin 2026, projeksionet në Strategjinë për menaxhim me borxhin publik janë se borxhi do të stabilizohet dhe do të ulet në 57.7% dhe se borxhi shtetëror do të shënojë ulje në 50.7%.

Kjo gjë do të realizohet përmes Planit për qëndrueshmëri fiskale me të cilin sigurohet zvogëlim gradul i deficitit buxhetor të përgjithshëm prej 4.9% në vitin 2021 në 2.2% për vitin 2026 dhe përmes përmirësimit të arkëtimit të të hyrave buxhetore, uljes dhe ristrukturimit të shpenzimeve buxhetore dhe ndryshimeve në burimet e financimit të deficitit buxhetor. E gjithë kjo është e orientuar drejt rritjes së përshpejtuar ekonomike, që sipas Planit për rritje të përshpejtuar ekonomike, në pesë vitet e ardhshme duhet të kontriubuojë në rritje të dyfishtë të normës së PBB-së, në krahasim me mesataren e 10 viteve të kaluara ku prej 2.5% në nivel vjetor, të kemi norma të rritjes së PBB-së mbi 5 përqind deri në vitin 2026, si dhe investime që vlerësohen të jenë 12 miliardë euro. E rëndësishme është se 4 miliardë janë investime të sektorit publik, ndërsa ato do të gjenerojnë kapital privat me vlerë prej 8 miliardë eurove shtesë. Koncepti është bërë në atë mënyrë që nuk gjeneron huamarrje shtesë dhe ngarkesë tatimore të qytetarëve.

Kriza e shkaktuar nga Kovid 19 dhe ballafaqimi me pasojat imponoi nevojën për sigurim të mjeteve shtesë për masat në sektorin shëndetësor, përkrahjen e ekonomisë dhe qytetarëve, që ndikoi në rritjen e borxhit gati në të gjitha vendet, duke përfshirë edhe vendin tonë. Por, politikat e duhura dhe masat e ndërmarra në kohë, të cilat kapën vlerën prej 1 miliardë eurove, treguan se vendi mund të ballafaqohet me krizën, duke siguruar gjithashtu edhe konsolidim fiskal. Borxhi publik në fund të vitit 2020 ishte 60.2%, në tremujorin e parë të vitit 2021 ishte 61.2%, në tremujorin e dytë të vitit 2021 ishte 63.1% dhe tash në fund të tremujorit të tretë shënoi ulje në 59.3%.

Të dhënat për nivelin e borxhit publik, Ministria e Financave në mënyrë transparente i publikon në ueb faqen e saj në nivel tremujor. Njëkohësisht, në kuadër të numëruesit fiskal, Ministria e Financave publikon të dhëna mujore mbi nivelin e borxhit publik.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window