Кumtesa|

29 tetor 2021, Shkup – Ministri i Financave, Fatmir Besimi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së ZZHIT-së, Jovan Despotovski, prezentuan Fondin e ri strategjik të gjelbër, të krijuar në kuadër të Planit për rritje të përshpejtuar ekonomike. Ky është instrumenti i parë që u prezantua para opinionit nga Plani për rritje të përshpejtuar ekonomike, me të cilin parashihet që të inverstohen 4 miliardë euro nga sektori publik, që gjithashtu do të mobilizojnë 8 miliardë euro nga kapitali privat.

Fondi Investues Strategjik i Gjelbër i ZZHIT-së do të dedikohet edhe për investitorët vendas dhe të huaj, me fokus mbi kompanitë e mesme dhe të mëdha. Konceptin e fondit së bashku e zhvilluan ZZHIT dhe Banka Botërore në nëntë muajt e kaluar.

“Ideja sa i përket Planit për rritje të përshpejtuar ekonomike, u krijua që nga miratimi i Buxhetit për vitin 2021 dhe tashmë një vit punohet mbi këtë koncept me institucionet finaciare ndërkombëtare, komunitetin e biznesit dhe të gjitha institucione. Ideja e këtij koncepti, është që të sigurojmë rritje të përshpejtuar dhe gjithashtu t’u përgjigjemi transformimit të nevojshëm në tërësi dhe transformimit digjital, implikimeve fiskale të shkaktuara nga kriza e pandemisë dhe gjithashtu të kemi konsolidim fiskal. Kjo mund të arrihet përmes investimeve, sepse është mënyra e vetme se si të sigurojmë rritjen, gjegjësisht në përputhje me këtë koncept, të rrisim investimet dhe gjithashtu të mos rritet niveli i borxhit publik dhe deficitit buxhetor, theksoi ministri i Finacave, Fatmir Besimi.

Sipas tij, ky koncept nuk do të thotë huamarrje të reja, por për çdo një denarë mjete shtetërore ose mjete të qytetarëve, do të gjenerohen aq mjete nga sektori privat. Përkatësisht, instrumentet e parapara në Planin janë dizajnuar që të mund përmes tyre të tërhiqet kapitali privat dhe gjithashtu, të mos ketë huamarrje shtesë dhe ngarkesë tatimore. Me investimet e parapara publike në vlerë prej 4 miliardë eurove dhe 8 miliardë eurove shtesë prej kapitalit privat, do të gjenerohet 12 miliardë euro, që do të thotë rritje e përshpejtuar, më shumë të hyra në buxhet, konkurrencë më e madhe dhe gjithashtu realizim i këtij Plani. Siç deklaroi ministri, “ky do të jetë një tregim i bukur përmes të cilit mund të ndiqet realizimi, ku me përgjegjësi të plotë dhe seriozisht qëndrojmë pas këtyre numrave”.

Përveç Qeverisë përmes ZZHIT-së, partnerët e strukturës financiare janë edhe Institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe financierët privat – bankat, fondet kapitale dhe individët.

“Mekanizimi do të funksionojë në atë mënyrë që në Strategjinë e gjelbër, shteti dhe investitorët institucional privat do të bashkëpunojnë në mënyrë të ndërsjellë, ndërsa vendimet lidhru me projektet investuese do të miratohen nga paneli profesional. Me pjesëmarrje të shtetit deri në 10%, dëshirojmë të stimulojmë përfshirjen edhe të kapitalit privat, para se gjithash, bankat në vend, por edhe ato nga jashtë në projekte dhe investime në infrastrukturën e gjelbër dhe në teknologjitë me të cilat do të stimulohet rritje e përshpejtuar ekonomike. Me Fondin Investues Strategjik të Gjelbër, nuk parashihet rritje e nivelit të borxhit publik, sqaroi Despotovski.

Kthimi i financave do të jetë përmes qiramarjes, bazave rojalti dhe të tjera, kurse rishpërndarja e pjesëmarrjes së palëve të përfshira në këtë Fond, do të jetë në bazë të kontributit të tyre në Fondin e përgjithshëm.

“Logjika e vetë finacimit është se investojmë në projekte që gjenerojnë të hyra konkrete drejt ZZHIT-së dhe investitorëve. Qëllimi ynë është që të shfrytëzohet një pjesë e këtyre të hyrave që të stimulojmë këtë lloj të investimeve. Fondi është i projektuar që të stimulojë 750 milionë euro investime për 4 vitet e ardhshme, të shtojmë nga 1% të rritjes shtesë të PBB-së së tanishme dhe më e rëndësishmja është që të krijohen së paku 15.000 vende të punës që paguhen mirë, si dhe të ketë rritje të konsiderueshme të eksportit për 2 miliardë shtesë më shumë se tani. Kemi qëllime reale të cilat mund t’i realizojmë në 4 vitet e ardhshme përmes kësaj mënyre të finansimit të zgjuar,” tha Despotovski.

Ai theksoi se tashmë janë në fazën e realizimit të dy projekteve të mëdha që duhet të financohen përmes këtij Fondi. Në vazhdimësi është përpilimi i studimit për qëndrueshmëri sa i përket instalimit të centraleve fotovoltaike nga ZZHIT dhe krijimi i zonës zhvillimore teknologjike të gjebër të veçantë ku një nga lokacionet e mundshëme është Gjevgjelia.

“Realizimi i tërësishëm i këtij projekti do të kushtojë mbi 120 milionë euro. Sipas mënyrës së deritanishme të funksionimit, këto mjete do të siguroheshin nga buxheti ose me huamarrje. Me modelin e ri që sot e prezantojmë, shteti do të sigurojë vetëm 10%, kurse 90% e tjera do t’i marrim nga burimet private të financimit. Efekti mbi borxhin publik do të jetë 0 denar, ndërsa as qytetarët nuk do të kenë detyrime përmes interesit që t’i paguajnë këto projekte në vitet e ardhshme”, sqaroi Despotovski.

Përndryshe, qëllimet e fondit të ri janë lehtësimi i financimit të sektorit privat sa i përket tranzicionit drejt ekonomisë modern, ekonomia efikase dhe kompetitive me zero emetime të gazrave serrë deri në vitin 2025, harmonizimi më i mirë i Maqedonisë së Veriut me Deklaratën e Sofjes për Agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor nga viti 2020 dhe BE-së, ulja e ngarkesës fiskale mbi Qeverinë dhe krijimi i fondit, që do të ketë efekte të shumfishta përmes rritjes së investimit privat, stimulimit të rritjes së përshpejtuar ekonomike përmes tërheqjes së investimeve vendore dhe të huaja në “industritë e gjelbra” dhe krijimi i vendeve të punës.

Fondi i Gjelbër bazohet në dy shtylla, Promovimi i investimeve të gjelbra në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë kapacitetet e gjelbra infrastrukturore për investitorë në Zonat, sektorin e energjetikës, transportit gjegjësisht lidhjen me linjat kryesore rrugore dhe hekurudhore në vend, si dhe në sektorin e shërbimeve. Shtylla e dytë ka të bëjë me përmirsimin e përgatitjes teknologjike të kompanive vendore që të kyçen në zinxhirët global të furnizimit.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window