Кumtesa|

1 nëntor 2020, Shkup – Kontributet e vazhdueshme në fushën e edukimit financiar dhe konfirmimi i rëndësisë së edukimit financiar po japin gjithnjë e më shumë rezultate, gjë që mund të shihet edhe përmes interesimit të popullatës së re. Këtë e vërtetojnë edhe rezultatet e konkursit të sivjetmë me rastin e Ditës Botërore të Kursimit, që tradicionalisht organizohet nga Ministria e Financave dhe Banka Popullore. Rezultatet e Konkursit tashmë janë publikuar në faqen e internetit të Bankës Popullore.

Ka pasur një interesim të madh te nxënësit e shkollave fillore. Në temën: „Kursimi – vendim i mençur për një të ardhme më të mirë“ mbërriti një numër më i madh i veprave letrare dhe artistike të nxënësve të shkollave fillore krahasuar me vitin e kaluar – 889 vepra në vitin 2021, krahasuar me 373 vepra në vitin 2020. Kanë mbërritur 181 vepra letrare – poezi, 180 vepra letrare – tregime dhe 528 vepra artistike – vizatime. Gjysma e numrit të përgjithshëm të punimeve janë dërguar në mënyrë elektronike.

Për konkursin e shpallur, pranuam 53 ese të shkruara nga nxënës të shkollave të mesme nga disa qytete të vendit. Tema e eseve ishte „Kursimi dhe menaxhimi i financave personale në epokën moderne digjitale”. Numri i punimeve është i përafërt me numrin e punimeve të dorëzuara një vit më parë. Në katër vitet e fundit të organizimit, ky konkurs është bë i njohur tek nxënësit e shkollave të mesme dhe tërheq vëmendjen e tyre.

Komisionet për vlerësimin e punimeve të pranuara shprehin kënaqësinë si për sasinë ashtu edhe për cilësinë e punimeve të paraqitura në Konkurs në vitin 2021, ku i referohen veçmas eseve të pranuara.

Shumica e eseve të marra karakterizohen nga cilësia solide sipas seriozitetit të pikëpamjeve të përcjella dhe stilit të të shprehurit, gjë që nxjerr në pah edhe niveli i dukshëm i edukimit financiar. Rrjedhimisht, eseja konsiderohet si opsion i përshtatshëm për nxënësit e shkollave të mesme si formë përmes së cilës ata mund të shprehin lirshëm pikëpamjet e tyre për kursimet dhe ta shqyrtojnë këtë temë nga këndvështrime të ndryshme. Sipas punimeve, tek disa të rinj ka zakone të zhvilluara të kursimit, por disa punime haptazi i referohen nevojës për më shumë informacion rreth kursimeve dhe institucioneve financiare, që është një konfirmim i drejtpërdrejtë i nevojës për aktivitete të mëtejshme në fushën e edukimit financiar të të rinjve. Për sa i përket temës, shumica e punimeve theksojnë ndërgjegjësimin për avantazhet dhe rreziqet e përdorimit të shërbimeve digjitale financiare, nevojën për edukim më të madh në këtë fushë, si dhe përfitimet e mundësive të edukimit financiar përmes përdorimit të kanaleve të edukimit digjital. Është kënaqësi e veçantë që në disa ese është theksuar se Konkursi inkurajoi nxënësit të lexojnë më shumë rreth edukimit financiar, duke arritur kështu qëllimin e tij.

Në përputhje me Strategjinë e parë kombëtare për edukim financiar dhe përfshirje financiare të miratuar, rregullatorët financiarë do të vazhdojnë me aktivitetet për edukimin financiar, si për të rinjtë ashtu edhe për të rriturit.

 

Nxënësit e shpërblyer në Konkursin për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës Botërore të Kursimit – 31 Tetor

Lidhur me konkursin e përmendur, më poshtë publikojmë listën e nxënësve të shpërblyer, sipas kategorive të ndara. Pranuam një numër të madh punimesh dhe me këtë rast falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë dhe i përgëzojmë fituesit.

Në Konkursin për nxënës të arsimit fillor me temë „Kursimi – vendim i mençur për një të ardhme më të mirë“ arriti një total prej 889 punime nxënësish, prej të cilëve 181 vepra letrare – poezi, 180 vepra letrare – tregime dhe 528 vepra artistike – vizatime.

 

NË KATEGORINË KRIJIME ARTISTIKE PREJ KLASËS SË 1-RË DERI NË KLASËN E 5-TË JANË SHPËRBLYER:

  1. Stefan Trajkov, kl. II-2 SHFK “Vasil Glavinov“ – Veles
  2. Marta Dimitrijeviç, kl. V-b SHFK “Mirçe Acev“ – Shkup
  3. Mihaela Mladenovska kl. II SHFK “Goce Delçev” – Shkup

 

Fitues të lëvdatave:

  1. Iva Stoimanovski kl. V-2 SHFK “Kuzman Shapkarev” – Shkup
  2. Mihaela Smilkova kl. IV SHFK “Dame Gruev” – Sveti Nikollë
  3. Stefan Stojanoviç kl. III SHFK “Aco Shopov” – Shkup
  4. Kalina Smilevska, kl. V-a SHFK “Nevena Georgieva – Dunja“–- Shkup

 

NË KATEGORINË KRIJIME ARTISTIKE PREJ KLASËS SË 6-TË DERI NË KLASËN E 9-TË JANË SHPËRBLYER:

  1. Elion Miftari kl. VII-2 SHF “Përparimi” – Tetovë
  2. Angela Belogaska kl. VII-b SHF “Grigor Prliçev” – Shkup
  3. Leona Stojkovska kl. VIII-1 SHF “Koço Racin” – Kumanovë

 

Fitues të lëvdatave:

  1. Yllka Tairi, SHF “Përparimi” – Tetovë
  2. Aida Ilazi, SHF “Përparimi” – Tetovë
  3. Anid Selimi, kl. IX-1, SHF “Naim Frashëri” – Tetovë
  4. Elizabeta Stojanovska kl. VIII-1, SHF “Kirili dhe Metodi” – Tetovë
  5. Sara Naumovska kl. VIII-2, SHF “Sh. Kliment Ohridski” – Manastir
  6. Oleg Trajkovski, kl. IX-3, SHF “Goce Delçev” – Manastir
  7. Tamara Postolova, kl. IX-2, SHF “Nikola Karev” – Koçan
  8. Ilija Dimov, kl. VII-1, SHF “Nikola Karev” – Koçan
  9. Erudita Zilbeari, kl. VII, SHF “Eqrem Çabej” – Tetovë
  10. Benet Rexhepi kl. VI, SHFK “Faik Konica” – Tetovë

 

NË KATEGORINË KRIJIME LETRARE – POEZI PREJ KLASËS SË 1-RË DERI NË KLASËN E 5-TË JANË SHPËRBLYER:

  1. Sanja Saveska kl.II-2 SHF “Kuzman Josifoski – Pitu” – Kërçovë
  2. Vedrana Todorovska, kl. III-b, SHF “Sh. Kirili dhe Metodi” – Veles
  3. Teo Trajkovski, kl. V-b, SHF “Steve Naumov” – Shkup

 

Fitues të lëvdatave:

  1. Lia Drvoshanov, kl. III, SHF “Boris Trajkovski” – Strumicë
  2. Lina Gocevska, kl. V-1, SHF “Gjorgjija Pulevski” – Shkup
  3. Ema Cvetkova, kl. V, SHF “Mirçe Acev” – Shkup
  4. Dule Krstev, kl. V, SHF “Nikola Vapcarov” – Strumicë
  5. Bisera Vasilevska, kl. III-4, SHF “Blazhe Koneski” – Shkup
  6. Teo Dimçevski, kl. III-3, SHFK “Kuzman Josifovski – Pitu” – Shkup

NË KATEGORINË KRIJIME LETRARE – TREGIME NGA GLASA E 6-TË DERI NË KLASËN E 9-TË JANË SHPËRBLYER:

  1. Aurela Bajrami, kl. VII-2, SHF “Kirili dhe Metodi” – Tetovë
  2. Andrea Dimitrova, kl. VIII-2, SHF “Nikola Karev” – Koçan
  3. Kalina Ivkovska, kl. VI-b, SHF “Vojdan Çernodrinski” – Shkup

 

Fitues të lëvdatave:

  1. Dimitar Çiçovski, kl. IX-3, SHFK “J.H. Pestaloci“ – Shkup
  2. Bozhica Boskova, kl. IX-2, SHF “Sinisha Stoilov” – Zrnovci
  3. Ilina Tusevska, kl. VIII-v, SHF “Jan Amos Komenski” – Shkup
  4. Damjan Damjanski, kl. VI-v, SHF “Vojdan Çernodrinski” – Shkup
  5. Kristijan Trpçeski, kl. VII-1, SHF “Goce Delçev“ – Tetovë
  6. Damjan Ilievski, kl. VIII-b, SHF “Mirçe Acev” – Shkup
  7. Martin Arsoski, kl. VI-3, SHF “Kuzman Josifoski – Pitu” – Kërçovë
  8. Anastasia Markoviq, kl. VIII-2, SHF “Goce Delçev” – Tetovë

 

Në Konkursin e shpallur për nxënës të arsimit të mesëm në temën e dhënë „Kursimi dhe menaxhimi i financave personale në epokën moderne digjitale” në afatin e paraparë arritën 53 ese.

NË KATEGORINË ESE JANË SHPËRBLYER:

  1. Sandra Zdravkovska, viti i IV-t SHMQSH “Braka Miladinovci” – Shkup
  2. Teodora Tasevska, viti i IV-t UASH “University American College Skopje” – Shkup
  3. Stefanija Zdravkovska viti i IV-t SHMQSH “Braka Miladinovci” – Shkup

 

Fitues të lëvdatave:

  1. Tatjana Jovanovska viti i II-të SHMQSH “Gjorgi Dimitrov” – Shkup
  2. Jana Gligorovska, viti i IV-t SHMQSH “Rade Jovçevski – Korçagin” – Shkup
  3. Viktorija Panova, SHMK “Gjimnazi Koço Racin” – Veles

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window