Кumtesa|

Javën e ardhshme, nga data 1 deri më 3 dhjetor, do të mbahet edicioni i pestë i Ditëve të Edukimit Financiar, organizuar nga institucionet rregullatore financiare në bashkëpunim me kompanitë private financiare. Konkretisht, organizatorë janë Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, ndërsa pritet përfshirja e sektorit financiar privat.

Për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia me Covid-19, edhe këtë vit, Ditët e Edukimit Financiar do të organizohen kryesisht si prezantime edukative përmes një videokonference, ku do të mundësohet përfshirja e një numri të madh të qytetarëve të interesuar. Të gjitha institucionet që marrin pjesë në edicionin e sivjetshëm, përmes faqeve të tyre të internetit dhe rrjeteve sociale, do të informojnë qytetarët për aktivitetet dhe eventet elektornike që janë të planifikuar, duke informuar për mënyrën e aplikimit për çdo qytetar të interesuar.

Institucionet rregullatore financiare ftojnë qytetarët që të ndjekin informacionet për aktivitetet e planifikuara dhe të përfshihen aktivisht në edicionin e sivjetshëm të Ditëve të Edukimit Financiar. Qëllimi i këtij aksioni është të përforcojë edukimin financiar, të inkurajojë përfshirjen financiare dhe të rrisë ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e konsumatorëve të shërbimeve financiare.

Gjatë vitit, të përshtatura me kushtet e “normalitetit të ri”, institucionet rregullatore financiare realizuan një pjesë të madhe të aktiviteteve të planifikuara në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare. Për periudhën e ardhshme pritet intensifikimi shtesë i aktiviteteve të tilla, duke pasur parasysh zbatimin e Strategjisë së parë Kombëtare për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare, e cila është miratuar në korrik të këtij viti nga rregullatorët financiarë.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window