Кumtesa|

30 nëntor 2021, Shkup –Ministria e Financave së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike vazhdojnë të punojnë në ndërtimin e një sistemi tatimor më efikas dhe më të drejtë përmes rregullave dhe parimeve të përcaktuara në mënyrë të qartë, me ç’rast kontribuon drejt shërbimeve më të mira publike, rritjes së përshpejtuar, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse të ekonomisë sonë dhe me këtë do të kemi edhe obligues tatimorë më të kënaqur.

Këtë e theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, gjatë shënimit të Ditës së punonjësve tatimorë të organizuar nga Drejtoria e të Ardhurave Publike që paraqet mirënjohje ndaj përkushtimit të punonjësve tatimorë sa i përket mbledhjes efikase të të ardhurave publike dhe realizimit të interesit publik që ka rëndësi të madhe për shtetin.

Puna juaj e sukseshem shihet ne realizimin e mirë të të ardhurave tatimore, pa të cilën nuk mund të ketë kryerje të pandërprerë të funksioneve të shtetit. Ministri theksoi se përmes mjeteve të mbledhura do të investohet në ndërtimin e rrugëve, urave, shkollave, kopshteve të fëmijëve, shërbimeve më të mira shëndetësore dhe sociale, si dhe arsim më të mirë.

Ministria e Financave së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe partnerët zhvillimorë ndërkombëtarë bëjnë hap të rëndësishëm në drejtim të sigurimit të sistemit tatimor të drejtë, efikas, transparent dhe bashkëkohor që do të bazohet në teknologji dhe inovacione bashkëkohore dixhitale në tatimim, kurse është në funksion të arritjes së rritjes ekonomike të përshpejtuar, inkluzive dhe të qëndrueshme.

Strategjia e miratuar për reformën e sistemit tatimor 2021 – 2025 që përfshin pesë prioritete për krijuesit e politikës tatimore dhe organet që i administrojnë të ardhurat publike së bashku me aktivitete e tyre kyçe, rezultatet, subjektete përgjegjëse dhe indikatorët kyç për performancë.

Në vijim u miratua edhe Plani aksional për luftë kundër ekonomisë gri, sipas së cilit, në mënyrë intensive punohet në realizimin e aktiviteteve nga i njëjti, ndër të cilat me rëndësi është dixhitalizimi i proceseve dhe masave që do të ndikojnë në përforcimin e ndërgjegjësimit tatimor si dhe motivimin e subjekteve ekonomike që t’i realizojnë aktivitetet e tyre në ekonominë formale.

Efektet lidhur me këto masa, tashmë i vërejmë përmes rritjes së të ardhurave tatimore për këtë vit. Sipas të dhënave të fundit, nga fillimi i vitit duke përfshirë datën 29 nëntor, të ardhurat tatimore janë më të larta për 19.2% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2020, kurse krahasuar me periudhën e vitit 2019 janë më të larta për 6.7%. Gjithashtu, rezultate pozitive ka edhe te kthimi i tatimit mbi vlerën e shtuar. Kthimi bëhet rregullisht dhe vetëm gjatë periudhës janar – nëntor të vitit 2021, kthimi i realizuar i TVSH-së është më i lartë për 19.65% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020, përkatësisht vitit para fillimit të pandemisë në vendin tonë, por edhe në raport me vitin 2019 rritja është për 19.87%.

Në ditën e shënimit të Ditës së punonjësve tatimorë, ministrit të Financave iu nda pllakatë për bashkëpunim të sukseshëm ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window