Кumtesa|

dhjetor 2021, Shkup – Mjetet buxhetore në vlerë prej rreth 5,4 miliardë denarë do të rishpërndahen për rritjen e investimeve kapitale, për shëndetësinë, për tejkalimin e krizës energjetike, si dhe për subvencione për bujqësi dhe zhvillim rural, për bursa dhe për konvikte, tha ministri i financave Fatmir Besimi, duke sqaruar propozim Vendimin për rishpërndarjen e mjeteve në mes të shfrytëzuesve buxhetorë dhe fondeve, i cili u miratua sot në Kuvend.

Vendimi për rishpërndarjen e mjeteve është në përputhje me mekanizmin e vendosur CAPEF që monitoron realizimin e investimeve kapitale.

„Me këtë vendim janë dhënë 930 milionë denarë si mbështetje financiare për SHA ESM për tejkalimin e krizës energjetike. 780 milionë denarë shtesë janë paraparë për shlyerjen e obligimeve ndaj fermerëve në bazë të subvencioneve për bujqësi dhe zhvillim rural. Për shëndetësinë janë paraparë 741 milionë denarë, ku përfshihen mjete për institucionet publike shëndetësore për programin e plotë të sigurimit shëndetësor, për blerjen e vaksinave kundër COVID, për barna për sëmundje të rralla dhe të ngjashme. Po ashtu, 300 milionë denarë për bujqësinë, duke përfshirë edhe realizimin e projekteve për ndërtimin e digave Konsko, Reçan, për hidrosistemet Raven Reçica, Zletovicë, si dhe mjete për mbylljen e projektit Lugina e Vardarit Jugor“, theksoi Besimi.

Njëkohësisht me këtë Vendim parashihen 166 milionë denarë për përfundimin e plotë të projektit për ndërtimin e banesave sociale, 260 milionë denarë për ZZhI dhe 418 milionë denarë janë dhënë si mbështetje financiare për kompanitë shtetërore të prekura nga kriza.

Mjetet sigurohen nga mekanizmi i krijuar CAPEF i cili prezantoi parimin e “shpërblimit dhe ndëshkimit” të përdoruesve buxhetorë. Sipas këtij mekanizmi, shfrytëzuesit buxhetor ishin të detyruar të realizonin 15% të shpenzimeve kapitale në tremujorin e parë, 40% të shpenzimeve kapitale në tremujorin e dytë, 65% të shpenzimeve kapitale në tremujorin e tretë, gjegjësisht 70. % e shpenzimeve kapitale më 15 nëntor.
Ky vendim do të sigurojë realizim më të mirë të Buxhetit të RSM-së për vitin 2021, në kuadër të deficitit të planifikuar për vitin aktual fiskal, tha ministri.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window