Кumtesa|

16 dhjetor 2021, Shkup – Sigurohen mjete për Fondin garantues dhe për Fondin zhvillimor në kuadër të Bankës Zhvillimore të cilat kanë për qëllim rritjen e konkurrencës së kompanive dhe nxitjen e eksportit, zhvillimin teknologjik dhe produktet e reja që do t’i shtojnë vlerë të madhe eksportit. Qeveria, gjatë kësaj jave ka miratuar Vendime të përgatitura nga Ministria e Financave, me ç’rast do të mundësohet sigurimi i mjeteve. Ndërkohë, nga Buxheti janë paraparë 5 milionë euro mjete të pakthyeshme për Fondin garantues, ndërsa pothuajse 10 milionë euro shtesë (610 milionë denarë) janë siguruar për themelimin e Fondit zhvillimor.

Gjatë kohëve të fundit, ministri i Financave paralajmëroi sa i përket Fondit garantues dhe Fondit zhvillimor, si instrumente që janë pjesë e Planit për rritje të përshpejtuar ekonomike që do të destinohen në drejtim të financimit të rimëkëmbjes së ekonomisë së goditur nga kriza e shkaktuar nga Covid-19. Qëllimi i Planit, siç tha Besimi, është të përkrahë rritjen e përshpejtuar dhe të qëndrueshme, duke ruajtur kështu stabilitetin fiskal përmes mobilizimit të kapitalit nga sektori privat, si plotësim i mjeteve financiare të ndara nga Buxheti.

Kontretisht, me plotësimin e propozuar të Fondit garantues me 5 milionë euro shtesë, do të rritet përkrahja e sektorit privat përmes garantimit të kredive për mjete qarkulluese dhe mjete fikse që do të aprovohen nga bankat komerciale, të cilat sipas multiplikatorit do të gjenerojnë fillimisht rreth 100 milionë euro kredi të favorshme për ekonominë. Kështu, mjetet për garantimin e kredive të aprovuara nga bankat dhe kursimoret do të rriten dhe do të arrijnë në 15 milionë euro.

Fondi garantues funksionon tashmë si njësi e veçantë organizative në kuadër të Bankës Zhvillimore për të përkrahur zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme si dhe tregtarëve të mëdhenj eksportues.

Në drejtim të përkrahjes së ekonomisë është themelimi i Fondit zhvillimor në kuadër të Bankës Zhvillimore, financimi i të cilit mundësohet nga sigurimi i mjeteve. Fondi do ofrojë mundësinë që përmes produkteve të favorshme kreditore të përkrahë kompanitë e orientuara drejt eksportit në sferën e hulumtimit dhe zhvillimit, me qëllim të nxitjes së eksportit, zhvillimit teknologjik dhe vendosjes së produkteve të reja. Aktivitetet për përkrahjen e eksportit do të përfshijnë gjithashtu programin për zhvillim të furnizuesve i destinuar në rritjen e gatishmërisë teknologjike dhe kapaciteteve të kompanive vendase për të marrë pjesë në zinxhirët globalë të prodhimtarisë.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window