Кumtesa|

16 shkurt 2022, Shkup – Mundësitë për investime britanike në projekte të mëdha në fushën e energjetikës, infrastrukturës dhe mjedisit jetësor janë në fokus të interesit sa i përket vizitës së Martin Vickers, përfaqësues special tregtar i Mbretërsisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, i cili ndodhet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast sot realizoi takim me ministrin e Financave Fatmir Besimi.

Në këtë takim u shpreh interesi dhe ekzistenca e mundësisë që kompanitë britanike të investojnë me grante edhe si partneritete publike-private në projekte të mëdha, që realizohen në vend në sektorin e energjetikës, projekte sa i përket energjisë së gjelbër dhe axhendës së gjelbër, infrastrukturës hekurudhore, sidomos me theks në lidhjen rajonale në komunikacionin hekurudhor, si dhe investimet e huaja direkte nga kompanitë britanike, me ç’rast Vickers shpreh interes për funksionimin e zonave industriale në vend.

Ministri Besimi prezentoi Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike dhe Planin Investues (2022 -2026) dhe investimet e planifikuara prej 8 miliardë euro, me interes të përbashkët nga të dyja palët, Plani parasheh investime publike dhe private, nga të cilat pjesa më e madhe destinohet për sektorin e energjetikës, infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, infrastrukturës së gazsjellësit, industrisë së përpunimit, për investime në shëndetësinë publike, infrastrukturën komunale, në stacionet e filtrimit dhe selektimin e mbeturinave si dhe investime në turizëm. Plani qeveritar paraqet hap të qartë dhe vendimtar pas krizës së kovidit, me të cilin tejkalohet kriza e pandemisë dhe përcaktohet drejtimi i ekonomisë së Maqedonisë, në përputhje me trendet botërore për sigurimin e kushteve cilësore për jetesë për çdo qytetar dhe krijimin e energjisë së gjelbër të shëndetshme.

MB-ja alokon mjete në vlerë prej rreth 5 milionë funteve lidhur me projekte bilaterale dhe rajonale në nivel vjetor. Ndër të tjera, aktivitetet programore fokusohen mbi prosperitetin ekonomik të vendit. MB-ja është një ndër partnerët më të rëndësishëm tregtar të vendit tonë, e pozicionuar në vendin e dytë gjatë tri viteve të fundit, ndërsa investimet e përgjithshme direkte nga MB-ja nga viti 2003 deri në vitin 2020 janë në vlerë prej rreth 400 milionë eurove. Të dyja vendet kanë nëshkruar Marrëveshje për shmangie të tatimimit të dyfishtë dhe për mbrojtjen e evazionit fiskal sa i përket tatimit mbi të ardhurat dhe tatimit mbi kapitalin.

Martin Vickers është emëruar si përfaqësues special tregtar në muajin tetor të vitit 2020 dhe është një nga 31 përfaqësuesit, ku janë përfshirë gjithsej 69 vende me qëllim të përkrahjes së axhendës së kryeministrit Johnson në sferën e tregtisë dhe investimeve në tregjet globale. Roli i tij është angazhimi në zgjerimin e sferave ekzistuese, gjithashtu edhe në vendosjen e marrëdhënieve të reja në sfera të reja, me fokus të veçantë mbi energjitë e gjelbra dhe axhendën e gjelbër, si dhe në çështjen sesi MB-ja mund t’a përkrahë RMV-në në këtë drejtim.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window