Кumtesa|

22 shkurt 2022, Bruksel – Tranzicioni i gjelbër, efikasiteti energjetik, përforcimi i kapitalit njerëzor si prioritete kryesore në Programin e ardhshëm trevjeçar për reforma ekonomike, si dhe investimet e përkrahura nga Plani investues intervenues dhe mundësia e financimit të tyre me përkrahjen e BE-së, ishin tema diskutimi nga ministri i Financave Fatmir Besimi me eurokomisionerin për Buxhet dhe Administratë Johannes Hahn në Bruksel.

Ministri në këtë takim theksoi se Programi për reforma ekonomike është dorëzuar në Komisionin Evropian ku prioritetet dhe masat e përfshira në të janë në një drejtim me proritetet dhe rekomandimet e KE-së për vendin tonë.

“Përkrahjen që e marrim nga BE-ja do na ndihmojë në rimëkëmbjen më të shpejtë nga pandemia që shkaktoi efekte me parmasa të paparashikuara për ekonomitë në botë. Gjithashtu, grantet investuese, do të ndihmojnë në realizimin e Planit investues intervenues” theksoi Besimi.

Përveç kësaj, potencoi se për shfrytëzimin e përfitimeve nga investimet e përkrahura me Planin investues intervenues (PII) dhe që të mundësohet sigurimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike, nevojitet zbatimi i reformave për të cilat në mënyrë të përbashkët jemi dakorduar gjatë dialogut ekonomik dhe financiar me BE-në, në kuadër të Programit për reforma ekonomike. Për më tepër, programi për refroma ekonomike duhet të jetë orientim mbi vendimet lidhur me investimet e përfshira me PII, si dhe planifikim dhe prioritetizim i kujdesshëm i burimeve, theksoi ministri.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window