Кumtesa|

1 mars 2022, Shkup – Ka sasi të nevojshme sa i përket rezervave të mallrave dhe janë të mjaftueshme, po gjithashtu edhe kompanitë kanë rezerva të mjaftueshme për plotësimin e nevojave të tregut, kështu që nuk ka nevojë për panik, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi në intervistën për Euronews Albania.

-Rezervat shtetërore janë informacione të klasifikuara dhe për këtë arsye nuk kemi të drejtë që t’i bëjmë publike, por më e rëndësishmja është se jo vetëm rezervat shtetërore janë të mjaftueshme, por edhe rezervat që kanë kompanitë për nevojat e tyre të tregut janë gjithashtu të mjaftueshme. Kështu që, për momentin ka rezerva të mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për panik. Ne do të vazhdojmë me furnizimin sa i përket rezervave shtetërore ashtu siç është paraparë në programin vjetor dhe si Qeveri i shqyrtojmë nevojat eventuale për përforcimin e mëtejshëm të dinamikës së rezervave, nëse ka nevojë për një gjë të tillë, tha ministri Besimi.

Duke theksuar masat që Qeveria tashmë i ka ndërmarrë për të reaguar lidhur me ndikimin e krizës energjetike sa i përket mbrojtjes së standardit të jetesës së qytetarëve dhe parandalimit të rritjes së madhe të çmimeve të produkteve ushqimore themelore dhe energjisë elektrike në tregun e rregulluar, ministri Besimi theksoi se ato masa nuk janë të mjaftueshme duke pasur parasysh se kriza dhe situata në Ukrainë vazhdon, me ç’rast më e rëndësishme është se si do të zhvillohet ndikimi mbi ekonominë vendore sa i përket vendosjes së masave dhe kapaciteteve të nevojshme.

– Në lidhje me sfidat ekonomike dhe sociale, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë pjesëmarrësit në shoqëri me qëllim që të mund të reagojmë në mënyrë efikase, por edhe lidhur me financimin jemi në komunikim me Komisionin Evropian, institucionet ndërkombëtare, Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, eventualisht të shfrytëzohen instrumentet, që do të ndihmojnë në drejtim të financimit të kostove të ekonomisë vendore, theksoi Besimi.

Intervista е ministrit u zhvillua nga Londra, ku së bashku me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, morën pjesë në Samitin e BERZH-it, ku temat kryesore ishin energjetika, diversifikimi, pavarësia dhe lidhja energjetike mes vendeve të rajonit, lidhja e infrastrukturës mes vendeve të rajonit, përforcimi i kapitalit njerëzor dhe dixhitalizimi.

-U diskutuan projekte konkrete rreth këtyre fushave që vendet e rajonit i zbatojnë, ku ideja është që të përcaktohen avantazhet dhe arsyeja se pse duhet investitorët të investojnë në vendet e rajonit, gjegjësisht vendet duhet të bëjnë prezantimet e tyre në këtë drejtim sa i përket stabilitetit makroekonomik, përfitimeve në aspekt të sistemit tatimor, por edhe kapaciteteve lidhur me gatitshmërinë dhe përgatitjen e kapitalit human në kuadër të vendeve tona, si dhe për atë që është më me rëndësi lidhjen infrastrukturore, deklaroi ministri i Financave.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window