Кumtesa|

4 mars 2022, Shkup – Kriza energjetike dhe pasojat ekonomike mbi ekonominë evropiane, si dhe përforcimi i bashkëpunimit ekonomik me Italinë ishin temat që u diskutuan në takimin e sotëm të ministrit të Financave, Fatmir Besimi me ambasadorin e Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andrea Silvestri.

Në këtë takim u theksua se ndërmjet dy vendeve ekzistojnë mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe se ato duhet të shfrytëzohen. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Italia janë aleate në NATO, ndërsa nga Italia, si pjesë e familjes evropiane pritet përkrahja e saj sa i përket reformave që i zbatojmë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Si prioritet kemi zbatimin e reformave, tranzicionin e gjelbër, efikasitetin energjetik, përforcimin e kapitalit njerëzor, por edhe investimet e parapara me Planin intervenues për investime, si dhe mundësinë që investimet të financohen me përkrahjen e BE-së.

Gjithashtu, u theksua se fokusohemi në ballafaqimin me krizën energjetike, si dhe me atë shëndetësore, të shkaktuar nga Kovid 19.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window