Кumtesa|

21 mars 2022, Shkup – Trupi Koordinues i Rregullatorëve Financiar për Edukimin Financiar dhe Përfshirje Financiare, në bashkëpunim me shoqatat dhe institucionet nga sektori privat dhe civil, aktivë në fushën e edukimit financiar, shënon Javën Globale të Parasë, 10 vite radhazi nga data 21 deri më 27 mars 2022.

Tema e këtij viti është ” Ndërtoni të ardhmen tuaj, tregohuni të zgjuar me paratë” (Build your future, be smart about money) tregon rëndësinë e të menduarit për të ardhmen tuaj kur merrni vendime të rëndësishme financiare. Kjo temë jo vetëm që inkurajon të rinjtë të mendojnë për të ardhmen, por gjithashtu inkurajon organizatat pjesëmarrëse në Javën Globale të Parasë të planifikojnë aktivitetet e tyre për vitin 2022, duke ofruar fleksibilitet në adresimin e çështjeve të qëndrueshmërisë financiare dhe digjitalizimin e shërbimeve financiare.

Aktivitetet gjatë javës globale të parasë edhe këtë vit, për shkak të pandemisë me Covid-19, do të zhvillohen kryesisht përmes ligjëratave virtuale dhe postimeve të materialeve edukative në faqet e internetit të institucioneve dhe rrjeteve sociale. Ligjëratat do të jenë të destinuara për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në vendin tonë, me tema nga fushat që mbulojnë institucionet individuale, lidhur me funksionimin e sistemit financiar.

Ministria e Financave edhe këtë vit do t’i bashkangjitet fushatës për shënimin e Javës globale të parave, përmes mbajtjes së ligjeratave edukative para studentëve të disa fakulteteve pranë unversiteteve në vend.

Globalisht, Java Globale e Parasë festohet që nga viti 2012, me një pushim të vetëm në vitin 2020 për shkak të pandemisë, dhe që nga viti 2021 organizohet nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Kjo nismë globale, e cila deri më tani është festuar në më shumë se 176 vende të botës dhe mbulon 53 milionë fëmijë dhe të rinj, ndërgjegjëson të rinjtë për edukimin financiar dhe rrit njohuritë e tyre për paranë, kursimet, punësimin dhe sipërmarrjen. Çdo vit, të rinjtë diskutojnë, lexojnë dhe mësojnë rreth sistemeve ekonomike dhe financiare përmes një sërë aktivitetesh të kryera nga institucionet financiare dhe arsimore.

Më shumë informacion rreth lidhjes së Javës Globale të Parasë: https://globalmoneyweek.org/

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window