Кumtesa|

22 mars 2022, Shkup – Projektet strategjike që janë prioritare për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe mundësitë për financimin e tyre dhe avancimin e bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe, janë tema të takimeve dyditore të ministrit të Financave Fatmir Besimi me përfaqësues të fondeve investuese nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat edhe pse janë planifikuar të realizohen në Abu Dabi, realizohen online në përputhje me masat antikrizë për racionalizimin e shpenzimeve.

Pas takimit të djeshëm me drejtorin për investime të Fondit për Zhvillim të Abu Dabit, Mohammed Saif Al Suwaidi, sot ministri i Financave Fatmir Besimi realizoi takim me Khalifa Almheiri, drejtor ekzekutiv i Fondit investues të Abu Dabit.

Përveç potencialit për zhvillimin e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe për realizimin e investimeve nga EBA-ja në vend, Fondi Investues i Abu Dabit është investitor ndërkombëtar për investime të vlerësuara në disa miliarda dollarë dhe është i pranishëm si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi.

Në këtë takim, përveç Planit për përshpejtimin e rritjes ekonomike që ofron përkrahje të koordinuar sa i përket nxitjes së investimeve në sektorin publik dhe privat, ministri Besimi theksoi edhe përkrahjen institucionale lidhur me realizimin e investimeve në vend dhe kushtet për investim. Gjithashtu, shtoi se ligje shtoi se ligje të tjera të rëndësishme që synojnë nxitjen dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike përmes tërheqjes dhe përkrahjes së investitorëve në vend janë Ligji për përkrahje financiare të investimeve dhe Ligji për zonat zhvillimore industriale teknologjike.

Sferat prioritare për investime ku Qeveria është fokusuar janë “Axhenda e gjelbër”, dixhitalizimi, inovacioni dhe teknologjia; zhvillimi i kapitalit njerëzor; përmirësimi i infrastrukturës fizike; kohezioni social dhe qeverisja e mirë.

Ministri theksoi se, si Qeveri, pavarësisht zhvillimeve aktuale në Ukrainë dhe ndikimit të tyre në nivel global, prioritet mbetet arritja e rritjes ekonomike me normë mbi 5% në vitet vijuese, bazuar në rritjen e investimeve dhe konsumit.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window