Кumtesa|

24 mars 2022, Shkup – Ndërgjegjësimi më i madh për rreziqet e shfrytëzimit të mjeteve virtuale, përpilimi i rregullativës më gjithëpërfshirëse, si dhe qëndrueshmëria dhe përmirësimi i vazhdueshëm i sistemit i ndjekur edhe nga avancimi i plotë i kapaciteteve me qëllim që të sigurohet parandalimi dhe zbulimi në kohë i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Këto ishin konkluzionet e takimit final të Projektit për avancimin e kapaciteteve të Drejtorisë për zbulim financiare, financuar nga Mbretëria e Holandës dhe implementuar nga Democracy Lab.

“Projekti ka rëndësi të madhe për përforcimin e kapaciteteve të drejtorisë. Në kuadër të tij u krijuan indikatorë për detektimin e transaksioneve të dyshimta në lidhje me financimin e terrorizmit, si dhe dokumente strategjike për vlerësimin e rreziqeve nga pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit, të cilët paraqesin bazë për krijimin e mëtejshëm të legjislacionit nacional më gjithëpërfshirës për mjetet virtuale dhe ofruesit e shërbimeve përkatëse lidhur me të.

 Gjithashtu, me rëndësi të madhe është miratimi i Propozim ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, qëllimi i të cilit është ulja e shkallës së cenueshmërisë së sistemit nacional sa i përket përballjes me sfidat që i shkaktojnë mjetet virtuale, si dhe krijimi i mundësive reale për mbrojtjen e sistemit të pagesave dhe ekonomisë në tërësi, si dhe mbrojtjen e të gjithë sistemit ekonomik dhe financiar nga erozioni” theksoi zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski.

Njëkohësisht, Nikolloski potencoi se, në kuadër të këtij projekti u implementua platforma restriktive e Drejtorisë së Zbulimit Financiar si platformë bashkëkohore “Subtech” e dedikuar për subjektet që zbatojnë masa dhe aktivitete për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në përputhje me ligjin, me ç’rast Republika e Maqedonisë së Veriut radhitet ndër vendet e rajonit dhe më gjerë lidhur me njohjen dhe shfrytëzimin e teknologjive të reja dhe shfrytëzimin e përfitimeve të dixhitalizimit gjatë plotësimit të kërkesave të rregullatorit dhe standardeve ndërkombëtare.

Në këtë ngjarje, fjalim kishin edhe drejtori i Drejtorisë për zbulim financiar, Bllazho Trendafillov, ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop dhe drejtori ekzekutiv i Democracy Lab, Sefer Selimi.

 “Me këtë projekt u mundësua harmonizimi i Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit sipas rekomandimeve të FATF sa i përket pjesës së mjeteve kripto. Me ligjin e ri që duhet të miratohet në Kuvend, do të ketë harmonizim me direktivën e gjashtë evropiane në pjesën e mjeteve kripto që së shpejti duhet të miratohet dhe më pas të zbatohet nga BE-ja, që është në përputhje me rekomandimet e FATF”, theksoi Tredafillov, drejtori i drejtorisë së lartpërmendur.

Ambasadori Jan Kop, si arritje më të rëndësishme të projektit i potencoi: “përgatitjen e analizës së rrezikut, analizën krahasuese dhe rekomandimet për rregullimin e kriptovalutave, vendosjen e ueb faqes restriktive për komunikim të sigurtë, përditësimin e indikatorëve për financimin e terrorizmit, analizën strategjike dhe organizimin e konferencës rajonale me FIO-n me Ballkanin Perëndimor”.

Në ngjarjen e sotme fjalime të posaçme përmes prizmës së aktiviteteve operative teknike në realizimin e këtij projekti, kishin edhe përfaqësuesit e Drejtorisë për zbulim financiar.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window