Кumtesa|

29 mars 2022, Shkup – “Ministria e Financave identifikoi rëndësinë e nevojës së ndërtimit dhe përforcimit të kapaciteteve në kontabilitet dhe raportimin financiar në sektorin publik dhe kyçet në mënyrë aktive përmes kryerjes së trajnimeve dhe certifikimit ndërkombëtar të kontabilistëve të sektorit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha zëvendësministri i Financave, Filip Nikollovski në takimin e mbajtur me rastin e fillimit të projektit “Trajnim për certifikimin e kontabilistëve në sektorin publik për nivelin e dytë – diplomë”

Zëvendësministri Nikolloski theksoi se përforcimi i kapaciteteve të kontabilistëve dhe raportimi financiar në sektorin publik është një nga qëllimet strategjike të reformës në menaxhimin me financat publike dhe në këtë drejtim Ministria e Financave kyçet në mënyrë aktive përmes kryerjes së trajnimeve dhe certifikimit ndërkombëtar të kontabilistëve në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Reforma e profesionit të kontabilitetit do të përfshijë trajnimin e detyrueshëm dhe dhënien e provimit për certifikimin e kontabilistëve në sektorin publik. Për shkak të kësaj, Ministria e Financave do të vazhdojë bashkëpunimin me CEF-in në fushën e trajnimit dhe certifikimit të kontabilistëve.

Në ngjarjen e sotme, përveç zëvendësministrit Nikolloski, fjalime kishin edhe ambasadori i Republikës së Sllovakisë, Henrik Markush, ministrja e autorizuar pranë ambasadës së Sllovenisë, Tatjana Kovaçiq, drejtoresha e CEF-it, Jana Repanshek, si dhe këshilltari ndërkombëtar pranë Institutit të autorizuar për financa publike (CIPFA), Tomazo Skali.

Projekti lidhur me Trajnimin për certifikimin e kontabilistëve në sektorin publik përkrahet nga Ministria e Financave, Qendra për Përsosmëri në Financa dhe CIPFA, ndërsa financohet nga Ministria e Financave e Republikës së Sllovakisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë. Në këtë trajnim do marrin pjesë deri në 20 kanadidatë që në ciklin paraprak kanë marrë certifikatë për kontabilistë në sektorin publik të nivelit të parë.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window