Кumtesa|

29 mars 2022, Shkup – Qeveria miratoi propozimin e Ministrisë së Financave për ndryshimin e Rregullores për privatizimin e tokës ndërtimore shtetërore, me të cilën ndryshohet vlera e kompensimit për privatizimin e tokës ndërtimore në pronësi të shtetit. Me këto ndryshime, çmimi i tokës së pandërtuar për banim kolektiv dhe objekt afarist komercial rritet për 30 herë, ndërsa për objektet për veprimtari ekonomike dhe prodhuese rritet për 20 herë.

Kompensimi për privatizimin e tokës ndërtimore shtetërore, e cila është për banim individual ose banim kolektiv që është ndërtuar, mbetet e pandryshuar prej 61 denarëve për metër katror.

Regullorja i referohet kompensimit për privatizimin e tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, që zbatohet nga Drejtoria për Çështje Pronësore dhe Juridike. Bëhet fjalë për privatizimin e tokës shtetërore vetëm në kushtet kur është fituar e drejta e shfrytëzimit.

Ndryshimi i propozuar bëhet për shkak të rritjes së vlerës të tokës ndërtimore në treg në krahasim me vlerën e tokës ndërtimore në vitin 2005, kur hyri në fuqi Ligji për privatizim dhe qiramarrje të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, ndërsa para së gjithash personave fizikë dhe juridikë t’u pamundësohet që në bazë të privatizimit sipas kompensimit të deritanishëm të privatizimit t’i kryejnë ndërtimet e dedikuara sipas akteve për planifikim hapësinor (objektet koletive për banim, komerciale, afariste, objektet për veprimtari ekonomike dhe prodhuese si dhe objektet e dedikuara për sport dhe rekreacion) me ç’rast në këtë mënyrë përfitonin nga marrja e pronës.

Vlera e kompensimit do të varet nga lokacioni i tokës, gjegjësisht se në cilën nga pesë rajonet gjendet toka, nëse është në rajon qendror apo jo qendror.

Në këtë mënyrë, në komunat e Shkupit për tokë jondërtimore të dedikuar për banim kolektiv dhe objekt afarist komercial, vlera e kompensimit do të jetë 13.140 denarë për meter katror, ndërsa për objektet për veprimtari ekonomike dhe prodhuese 8.760 denarë, si dhe për objektet e sportit dhe rekreacionit 4.380 denarë.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window