Кumtesa|

17 prill 2022, Shkup – Pagat në arsim duhet të rriten, me ç’rast vitet e fundit kishte disa rritje. Duhet të rriten edhe pagat në shëndetësi, gjyqësor, mbrojtje, siguri, por duhet të tregohet rezultat ekonomik, të jemi të vetëdijshëm për situatën globale dhe ekonomia të jetë e qëndrueshme, theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi, në të cilën shkruan për produktivitetin, pagat dhe kapitalin njerëzor.

– Siç njoftoi Qeveria, pas takimit me sindikatat e arsimit, në ditët vijuese do të kemi zgjidhje që do të jenë në interes të gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme për standard më të mirë të mësimdhënësve, por njëkohësisht kjo të pasohet edhe me reforma, që do të thotë arsim më cilësor për nxënësit dhe studentët, gjegjësisht përmirësim i kapitalit njerëzor dhe kështu edhe rritje e produktivitetit dhe rritje e qëndrueshme ekonomike që duhet të na mundësojë standard më të lartë jetësor për qytetarët – shkruan ministri i Financave.

Në këtë kolumnë, Besimi bën të ditura rezultatet nga analiza sistematike e Bankës Botërore ku theksohet se 11 vite arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm, sipas cilësisë së të mësuarit, janë ekuivalente me vetëm 7.3 vite në vendet e zhvilluara.

– Ajo që duhet të na shqetësojë në vijim është kapitali njerëzor, përkatësisht gjeneratat e ardhshme – fëmijët tanë. Ata deri më tani kanë humbur 3.7 vite pa arsye në bankat shkollore – të mos lejojmë që të humbasin më tej nga kjo. Nga produktiviteti i tyre do të varet e ardhmja e ekonomisë sonë si dhe e pensioneve. Ndërtimi i sistemit solid dhe të shëndetshëm ku të gjithë shtojmë vlerë është i vetmi sistem që mund të na sjellë prosperitet dhe standard më të mirë të jetesës. Të punojmë të gjithë që të krijojmë diçka më të mirë, ndërsa rezultatet dhe shpërblimet do të vijnë në mënyrë të pashmangshme nëse të gjithë e marrim po aq seriozisht detyrën tonë, shkruan ministri i Finacave.

Lidhur me pagat, Besimi shkruan se Qeveria krijoi sistem real për harmonizimin vjetor të pagës minimale me 50% të rritjes vjetore të pagës mesatare dhe 50% të rritjes së kostove të jetesës. Gjithashtu, vendosëm edhe nivel sipas së cilit vlera e pagës minimale nuk mund të jetë më e ulët se 57% e pagës mesatare të publikuar sipas Entit Shtetëror të Statistikave, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

– Impenjimi ynë si Qeveri është rritja e pagave si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik. Nëse në sektorin privat tregu përcakton nivelin e pagave, sipas ofertës dhe kërkesës së punës, si dhe produktivitetit të tij, kjo duhet të ndiqet edhe nga sektori publik i cili nga ana tjetër duhet të jetë efikas dhe të ofrojë shërbime cilësore për qytetarët dhe ekonominë, e cila duhet të jetë konkurruese dhe të arrijë nivel më të lartë të rritjes ekonomike, duke rritur kështu të ardhurat dhe duke ngritur standardin e jetesës dhe cilësinë e jetës së qytetarëve. Me fjalë të tjera, pagat në sektorin publik duhet ta ndjekin produktivitetin në sektorin privat dhe të kontribuojnë përmes rritjes së cilësisë së tyre, shkruan Besimi.

Ministri shtoi se në teorinë ekonomike, çdo rritje e pagave pa rritje të produktivitetit do të shkaktojë presione inflacioniste, që në kushte të inflacionit mund të nxisin më tej inflacionin.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window