Кumtesa|

20 maj 2022, Shkup – Ish-ministrat e financave dje në Ministrinë e Financave u takuan me ministrin e Financave Fatmir Besimi në kuadër të Forumit Ekonomiko-Financiar Shkup. Qëllimi i takimit është përdorimi i përvojës dhe njohurive të tyre në konceptimin e qëllimeve programore të SEFF.

Qëllimi i SEFF është të inkurajojë të gjitha palët e interesuara që të ofrojnë zgjidhje që do të jenë një përgjigje e mirë ndaj sfidave me të cilat përballemi, por edhe ndaj asaj që vjen pas tyre dhe ish-ministrat e financave me përvojën e tyre do të kontribuojnë ndjeshëm në këtë.

Platforma SEFF, e cila është krijuar për të funksionuar për dialog për çështjet ekonomike dhe financiare, është iniciuar nga Ministria e Financave vitin e kaluar. Konferenca e dytë vjetore me temë “Rritje e qëndrushme në kohë pasigurie dhe përtej” do të mbahet në kuadër të SEFF në fund të këtij muaji. Fokusi do të jetë në sfidat makroekonomike në kohë të krizës, , konkurrencën dhe bashkëpunimin rajonal, energjetika, tranzicioni i gjelbër dhe infrastruktura, si dhe çfarë pas krizës: nxitësit për rritje të qëndrueshme.

Përveç nobelistit të shquar Paul Krugman, në mesin e pjesëmarrësve të konfirmuar në Konferencë janë disa ekonomistë të shquar, përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, ministra të financave, guvernatorë, të cilët do të paraqesinpikëpamjet e tyre në një nga tetë diskutimet e panelit WEFF2022.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window