Кumtesa|

30 maj 2022, Shkup“Qëndrueshmëria e rritjes në kohë të pasigurisë dhe përtej” është tema e Forumit ekonomik dhe financiar, Shkup – SEFF, të organizuar nga Ministria e Financave sot dhe nesër në Shkup. Folësi kryesor në ditën e parë të forumit ishte laureati i shquar i çmimit Nobel, Paul Krugman. Konferencën e hapi kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa paneli i parë iu dedikua politikave monetare dhe fiskale.

Përmes krijimit të aleancave dhe përforcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, ekonomitë e rajonit të Ballkanit Perëndimor mund të bëhen më rezistente dhe më konkurruese. Në kohë krize, përmirësimi i lidhjeve, bashkëpunimi në projekte të mëdha infrastrukturore, veçanërisht në fushën e energjetikës dhe krijimi i zinxhirëve të qëndrueshëm të furnizimit, mund të kontribuojnë tejmase në amortizimin e efekteve të krizës. Kjo u theksua në Forumin ekonomik dhe financiar, Shkup – SEFF në kuadër të diskutimit sa i përket shtyllës së dytë – Rezistenca, konkurrenca dhe bashkëpunimi ekonomik.

Prezantuesit në këtë temë ishin Susan Danger, drejtoreshë ekzekutive e AmCham Europe dhe Mike Zafirovski nga grupi ZAF – Maqedonia 2025. Në këtë panel diskutim kishte disa përfaqësues së odave ekonomike nga vendi dhe rajoni: Dragan Davitkov nga AmCham-i i Maqedonisë së Veriut, Petar Ivanov nga AmCham-i i Bullgarisë, Elias Spirtunas nga Oda Ekonomike Amerikë-Greqi, Ivan Miletic nga AmCham-i i Serbisë, Zhivko Mukaetov, drejtor ekekutiv i Alkaloid-it, Risto Janevski nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, Trajan Angeloski nga Lidhja e Odave Ekonomike, Nebi Hoxha nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe Aneta Antova Pesheva nga MASIT. Moderator i këtij paneli ishte Marjan Petreski, profesor universitar.

Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e nismave si Ballkani i Hapur, që lehtësojnë lëvizjen e fuqisë punëtore, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Përmes lidhjeve të tregjeve, kompanitë nga vendet mund të kenë qasje në një numër më të madh të konsumatorëve dhe të rrisin vëllimin e plasmanit të tyre. Gjithashtu, lehtësimi i lëvizjes së mallrave mund të kontribuojë në lehtësimin e zinxhirëve të furnizimit, veçanërisht në kohë krize.

Diskutuesit vunë në dukje edhe rëndësinë e investimeve të huaja direkte për zhvillimin e ekonomive përmes vendosjes së kapitalit të ri dhe transferimit të teknologjive të reja. Hyrja e gjigantëve industrialë në rajon nuk ka rëndësi vetëm për vendin ku do të investojnë, por krijohen përfitime për të gjithë rajonin, përmes krijimit të vendeve të punës dhe përmes lidhjes me kompanitë vendase. Për investitorët është e rëndësishme që qeveritë të kenë rregullativa të shëndosha dhe politika konzistente të cilave do u besojnë.

Lidhur me përmirësimin e konkurrencës, u konkludua se si qeveritë ashtu edhe kompanitë mund të japin kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e saj, veçanërisht përmes dixhitalizimit. Mësimi dhe zbatimi i proceseve të reja mund të kontribuojë tejmase në drejtim të krijimit të vëllimit më të madh të prodhimit, por edhe në drejtim të krijimit të vlerës së shtuar.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window