Кumtesa|

31 maj 2022, Shkup – Në vijim është axhenda ambicioze e investimeve në projektet infrastrukturore në vend. Investimet në infrastrukturën rrugore nga korridori 8 dhe 10, autostrada Shkup-Bllacë dhe autostrada Kërçovë-Bukojçan, hekurudha, gazifikimi dhe lidhja me rajonin, por edhe reformat e tjera strukturore si dixhitalizimi dhe investimet në kapitalin njerëzor, do të jenë nxitësit e rritjes pas krizës dhe bazë për zhvillimin e ekonomisë. Kjo u theksua në kuadër të shtyllës së katërt të diskutimit gjatë konferencës së SEFF-it, që i referohet sfidave pas krizës – resprektivisht se si të sigurohet rritje e qëndrueshme ekonomike.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi mbajti fjalimin hyrës për pilarin e katërt, me ç’rast vuri në dukje se një sërë faktorësh kushtëzojnë qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike. Ai theksoi se aspiratat e vendit tonë janë që të bëhet pjesë e BE-së. Ai theksoi se në mënyrë ambicioze punohet lidhur me axhendën e infrastrukturës, konkretisht ndërtohet korridori 8 dhe korridori 10 ndërmjet Prilepit dhe Manastirit dhe autostrada Shkup-Bllacë, duke përfshirë autostradën Kërçovë-Bukojçan që është në vlerë të përgjithshme prej 1.7 miliardë euro, ndërsa benefitet do të ndjehen në ekonomi, gjithashtu edhe tek kompanitë dhe qytetarët. Ai gjithashtu theksoi se hekurudha përgjatë pjesës lindore të korridorit 8, si dhe pjesa perëndimore e këtij korridori me Shqipërinë, që pritet të fillojë vitin e ardhshëm, me ç’rast do të ketë pjesëmarrje të konsiderueshme sa i përket rritjes ekonomike. Ky proces do të pasurohet me projekte nga axhenda e gjelbër, energjia e qëndrueshme, menaxhimi me mbetjet etj

Folësi i dytë lidhur me këtë temë, ish kryeministri britanik Tony Blair, vuri në dukje se zhvillimi i një ekonomie si kjo e jona i duhen katër ndryshime të rëndësishme – dixhitalizimin për përshpejtimin e rritjes, energjinë e gjelbër dhe të ripërtëritshme, investimet në arsim dhe infrastrukturë dhe bashkëpunimin rajonal.

Kryetarja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odil Rene Basso tha se BERZH-i mbështet korridoret panevropiane, transportin hekurudhor, që është së paku 50-60% më i pastër se transporti rrugor. BERZH-i ka investuar më shumë se një miliard euro në transportin hekurudhor në vendet nga Ballkani Perëndimor dhe tani është koha e duhur për të investuar në infrastrukturë dhe përafrimin e vendeve të rajonit, me ç’rast do të reagohet edhe ndaj krizës klimatike.

Përfaqësuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare, si IFC dhe BEI, shprehën gjithashtu përkrahjen e tyre për vendin dhe rajonin në drejtim të sigurimit të rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Menaxheri rajonal për Evropën Qendrore dhe Juglindore i Korporatës Financiare Ndërkombëtare Ari Naim, theksoi se nuk mund të mbështetemi vetëm tek investimet publike, por edhe në kapitalin privat. Siç theksoi, nevojiten përshtatje teknike që do ta pozicionojnë më mirë vendin, si dhe se është koha e duhur për më shumë partneritete publike dhe private sepse distribuimi është shumë më i rëndësishëm se sa prodhimi në ditët e sotme.

Alessandro Bragonzi, udhëheqës i përfaqësisë rajonale të BEI-së për Ballkanin Perëndimor, theksoi rëndësinë e investimit në sektorin energjetik në aspekt të rritjes së prodhimit të energjisë dhe kursimit të energjensave. Ai theksoi se më shumë se 3.2 miliardë euro janë investuar gjatë 10 viteve të fundit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, por se gjithmonë mund të bëhet edhe më shumë. Ai theksoi se krahas zhvillimit të infrastrukturës rrugore duhet konsideruar edhe transporti më ekologjik, siç është ai hekurudhor.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window