Кumtesa|

14 qershor 2022, Shkup – Përgjegjësia jonë është ruajtja e nivelit të buxhetit stabil dhe sigurimi i mjeteve për përkrahjen e kategorive më të prekura nga kriza, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi i ftuar në emisionin 24 Analiza.

“Me masa më të targetuara nënkuptojmë që me më pak para të sigurohen dhe mbrohen së pari ata që janë më të rrezikuar, qofshin ata qytetarë apo kompani. Në këtë drejtim parashihen 2.4 milionë denarë më shumë për shfrytëzuesit e të ardhurave minimale të garantuara. Domethënë, mjete për mbulimin e shpenzimeve ushqimore, energjisë elektrike dhe kategorive të ndjeshme. Kemi edhe programin e varfërisë energjetike.

Pra, do të ketë masa të targetuara për kategori të ndryshme që do të vlerësohen sipas nevojës. Masat do të përcaktohen lidhur me destinimin e shfrytëzimit të tyre, përkatësisht të shfrytëzohen për energji ose vetëm për produkte ushqimore. Do të zhvillohet proces konsultimi me të gjitha palët e involvuara për hartim më të mirë të masave”, tha ministri.

Këtë e rekomandojnë edhe institucionet më relevante financiare ndërkombëtare që të mos shpenzohen mjete në mënyrë të patargetuar. Nëse heqim dorë nga flukset hyrëse buxhetore, kjo do të thotë se duhet të marrim hua. Për çdo denar të marrë borxh tani, qytetarët duhet të paguajnë plus 7%, duke pasur parasysh normat e interesit në tregjet ndërkombëtare për momentin, që janë të ndryshme nga viti i kaluar, kur emetuam eurobondin me normë interesi prej 1.6%, tha ministri.

Në lidhje me menaxhimin e rezervave të mallrave, ministri theksoi se me rishikimin ka mjete shtesë për nivelin e përforcimit dhe se ato janë në dispozicion për nevojat e përcaktuara me ligj. Vlerësoi se aktualisht nuk ka nevojë për aktivizimin e tyre dhe se në asnjë moment nuk ka pasur mungesë të ushqimeve apo derivateve të naftës në treg.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window