Кumtesa|

15 shtator 2022, Sarajevë  – Sot, u nënshkrua memorandum bashkëpunimi bilateral lidhur me financat publike për periudhën 2023-2026, mes Ministrive të Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Holandës, përkatësisht mes ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe zëvendëskryeministres dhe ministres së Financave të Holandës, Sigrid Kaag, në suazat e takimit vjetor të Konstituencës holandeze të FMN-së dhe Bankës Botërore. Qëllimi i këtij memorandumi është të ndajë më tej eksperiencat dhe praktikat mes dy ministrive në krijimin e sistemit modern të financave publike.

Bashkëpunimi shumëvjeçar i suksesshëm mes ministrive ka rezultuar me numër të madh programesh dhe bashkëpunimesh për avancimin e funksioneve të ndryshme të financave publike dhe performancave të tyre. Me memorandumin e ri të bashkëpunimit përcaktohet orientimi i mëtejshëm i përkrahjes financiare dhe teknike nga ana e Ministrisë së Financave të Mbretrisë së Holandës për përforcimin e kapaciteteve të ministrisë sonë. Programi konkret i bashkëpunimit do të harmonizohet në nivel vjetor.

Një nga projektet më të rëndësishme deri më tani është projekti Twinning për “Përforcimtë planifikimit buxhetor, realizimdhe kontroll të brendshëm”. Në kuadër të tij, ofrohet përkrahje teknike për implementin e Ligjit të ri Sistemik për Buxhetet. Me rëndësi është të përmendet përkrahja për reformat në sistemin e kontrollit të brendshëm financiar, po ashtu edhe harmonizimi i legjislacionit për prokurimet publike me legjislacionin evropian. Në kuadër të bashkëpunimit të deritanishëm është edhe ndarja e përvojave e Akademisë Nacionale të Ekonimisë dhe Financave të Holandës në drejtim të krijimit të Akademisë së Financave Publike në vend, e cila do të jetë një shtyllë e rëndsishme për përmirësimin emëtejshëm të kapaciteteve administrative.

Në programin e bashkëpunimit të këtij viti mes dy ministrive u prezantuan disa sfera bashkëpunimi, siç janë kontrolli i brendshëm publik, fletëobligacionet e gjelbra – shkëmbimi i përvojave dhe njohurive dhe transfertat tatimore në përputhje me BEPS-in etj.

Nga viti i ardhshëm, fokusi duhet të jetë mbitemat e kontrollittë brendshëm financiar publik, edukimit financiar dhe inkluziv, përmirësimit të efikasitet të administratës tatimore dhe mbrojtjes kundër evazionit tatimor.

Në takimin mes ministrit Besimi dhe zëvendëskryeministres Kaag u shqyrtuaedhe avancimi i vendit në procesin eurointegrues, gjendja ekonomike në vend dhe Evropë, si dhe projeksionet dhe masat për ballafaqimin me sfidat aktuale.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.