Кumtesa|

26 tetor 2022, Shkup – Ministria e Financave me shfrytëzimin racional të energjisë dhe në përputhje me detyrat e ofruara nga Qeveria për kursim të energjisë elektrike, në muajin shtator të vitit 2022 ka bërë kursime prej 32% të konsumit krahasuar me energjinë elektrike të konsumuar në muajin shtator të vitit 2021.

Kursim nuk do të thotë vetëm përfitim financiar, në periudhë kur po përballemi me mungesë të energjisë në nivel global, veçanërisht në tokën evropiane, kjo është kontribut për furnizim të sigurt me energji elektrike.

Kjo do të mundësojë që periudhën e ardhshme, edhe kur do të ketë rritje të konsumit të energjisë elektrike për shkak të ngrohjes, ta kalojmë në hapësira të ngrohta dhe të mos përballemi me asnjë kufizim.

Secili mund të kontribuojë ndaj stabilitetit të furnizimit me energji elektrike dhe kjo varet drejtpërdrejt nga sjelljet tona individuale.

Për këtë arsye, Ministria e Financave, si dhe institucionet e tjera, zbatuan masa që nuk e çrregulluan procesin e punës dhe kushtet e sigurta të punës, duke siguruar kursime prej 32%. Në këtë drejtim kontribuojnë edhe të punësuarit me sjelljen e tyre të përgjegjshme.

Shfrytëzimi në mënyrë racionale i energjisë elektrike përmes masave të vendosura, që njëherazi rezultuan si përkatëse për institucionin tonë, do të vijojnë të zbatohen edhe në muajt e ardhshëm.

Shkyçni dritat kur s’keni nevojë për to, këtë gjë ne e praktikuam në muajin shtator, shfrytëzoni dritën e ditës, sepse kështu kursehet edhe në ndriçimin edhe në ngrohjen e hapësirës, shkyçni kompjuterin kur nuk ju nevojitet, këtë e praktikuan të punësuarit tanë.

Nëpër korridore dritat kyçen me sensor dhe ndriçim ka vetëm kur ka nevojë.

Këto janë masat që rezultuan deri në 32% ulje të konsumit. Të vazhdojmë me përpjekjet tona dhe të gjithë të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj krize me sa më pak pasoja për të gjithë ne. Energjia elektrike është një e mirë për të cilën të gjithë kemi nevojë.

Një ndryshim i vogël i shprehive do të thotë shumë për këtë krizë, dhe kështu të ruhet komoditeti për të gjithë.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window