Кumtesa|

9 nëntor 2022, Shkup – Në Propozim buxhetin për vitin 2023, janë planifikuar saktë dhe në mënyrë precize mjete për paga në përputhje me rritjen e pagës minimale dhe harmonizimin e saj te të punësuarit e tjerë, propozim buxheti përfshin 250 milionë euro për përballimin e krizës, mjete për rritjen e pensioneve, ndërsa objektiv kryesor i këtij Propozimi buxheti do të jenë investimet kapitale.

Këtë e theksoi zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski, i ftuar në 24 Analiza në TV 24, ku theksoi se Buxheti i propozuar për vitin 2023 është reagim i drejtpërdrejtë ndaj sfidave të krizës, buxheti paraqet pasqyrë të masave dhe politikave që miraton qeveria, gjegjësisht do t’i miratojë vitin e ardhshëm dhe parashikon stabilitet makroekonomik dhe konsolidim fiskal.

“Ka tre çështje kyçe në Propozim buxhetin për vitin 2023. Çështja e parë dhe më e rëndësishmja është se kemi ndarë 250 milionë euro si përkrahje për përballimin e krizës në të cilën ndodhemi dhe që ndoshta do të vazhdojë edhe në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

E dyta, janë ndarë mjete shtesë për pensionistët, gjegjësisht është rritur vlera e parave të Fondit për 120 milionë euro, që është edhe konfirmim se kjo Qeveri kujdeset për pensionistët, sepse e dimë që këtë vit pensionet janë rritur për 10 për qind deri më tani dhe tashmë në muajin mars të vitit të ardhshëm do të ketë rritje shtesë prej të paktën 6%.

Dhe e çështa e tretë e rëndësishme është vlera, gjegjësisht vlera e shpenzimeve kapitale që janë planifikuar në nivel prej 800 milionë euro, që do të jenë stimuj të fuqishëm për ekonominë”, theksoi zëvendësministri Nikolloski.

Ai thekson se rritjet e pagave të realizuara në ata sektorë, këtë vit barten në buxhetin e ardhshëm.

“Gjatë këtij viti, jemi kujdesur për shumicën e të punësuarve. Pagat në sektorin e arsimit u rritën për 15% për më shumë se 37.000 të punësuar, pastaj në MPB-në 5% për më shumë se 12.000 të punësuar, në sektorin e kulturës 30% për më shumë se 3.500 të punësuar, në gjyqësorin 15% për më shumë se 2.600 të punësuar, në shëndetësinë 5% për më shumë se 20.000 të punësuar, si plotësim i rritjeve të pagave në vitet e kaluara prej 15% dhe 20%. Pastaj, në sektorin e arsimit të lartë 7% për më shumë se 4.000 të punësuar… Bëhet fjalë për më shumë se 80 mijë të punësuar në sektorin publik. Gjithashtu, rritje lineare do të ketë edhe për 25.000 të punësuar, në pagën e të cilëve një prej komponentëve është paga minimale” theksoi Nikolloski.

Zëvendësministri Nikolloski shtoi se me vendosjen e modelit për rritjen e pagës minimale, paga në muajin mars do të rritet për 10% dhe do ta arrijë nivelin prej pothuajse 20.000 denarëve, përkatësisht siç potencoi ai, në muajin mars të këtij viti, paga ishte 15.200 denarë, ndërsa në muajin mars të vitit të ardhshëm, paga do ta arrijë nivelin prej 20.000 denarëve, që paraqet rritje për 31%, ndërsa në krahasim me nivelin e gjashtë viteve paraprake, paga ka u rrit për 100%.

Sa i përket shpenzimeve kapitale, njoftoi se për Buxhetin e vitit 2023 objektivi kryesor do të jenë investimet kapitale dhe se pritet realizim më i madh i projekteve, që duhet të arrijnë së paku 90% realizim.

“Në vitin 2023, investimet kapitale do të jenë objektivi kryesor. Një pjesë e madhe e investimeve do të realizohen në vitin ardhshëm. Pres së paku 90% realizim. Nga 800 milionë eurot e parashikuara, mbi 40 për qind janë për infrastrukturë, para se gjithash për Korridorin 8 dhe Korridorin 10 D, pastaj vijojnë: autostrada Tetovë-Gostivar, Trebenishtë-Strugë, linja hekurudhore drejt Bullgarisë etj.”, theksoi zëvendësministri i Financave.

Në këtë emision, ai iu referua edhe reformës tatimore, ku tha se nuk bëhet fjalë as për tatime të reja e as për rritje të tatimeve.

 “Koncepti që u debatua gjerësisht me të gjithë faktorët relevantë është vetëm një pjesë e Strategjisë së reformës tatimore. Në kontekst të kësaj, këtu nuk bëhet fjalë për tatime të reja, por për disa lirime tatimore, për të cilat ne kemi marrë parasysh të gjitha rekomandimet dhe vërejtjet nga të gjithë faktorët me të cilët kemi diskutuar. Ka disa skenarë dhe së shpejti do të dalim në mënyrë më të detajuar lidhur me faktin se çfarë do të aplikohet nga viti i ardhshëm, çfarë nga viti 2024 dhe çfarë nga viti 2025, sepse kjo reformë do të zbatohet me faza, theksoi zëvendësministri i Financave.

Lidhur me krizën, theksoi se Qeveria ka kapacitete për ta përballuar dhe rikujtoi dy pakot e miratuara të masave antikrizë prej 760 milionë eurosh, të cilat u konstatuan edhe nga ana Bankës Botërore, se jemi vendi numër një në rajoni me mjete të alokuara për ndihma, si përqindje e PBB-së.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window