Кumtesa|

16 dhjetor 2022, Shkup – Me rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë dhe fondeve, janë siguruar 7.25 miliardë denarë ose 118 milionë euro, para së gjithash për ballafaqimin e krizës energjetike, respektivisht për të mundësuar siguri në sigurimin me energji elektrike për qytetarët dhe bizneset, si dhe për mbulimin e kostove të energjisë elektrike të institucioneve për funksionimin e pandërprerë të tyre dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Vendimi për rishpërndarjen e këtyre mjeteve u miratua sot nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Me këtë Vendim për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë dhe fondeve për vitin 2022, siguruam mjete shtesë për tejkalimin e pasojave të krizës energjetike, shlyerjen e obligimeve prioritare të shfrytëzuesve buxhetorë, para së gjithash për energjinë elektrike, realizimin e projekteve kapitale në fushën e kulturës, infrastrukturën e rrugëve, ujësjellësit dhe atë sportive, sigurimin e mjeteve shtesë për pagesën e ndihmës shtetërore dhe rregullimin infrastrukturor në zona, sigurimin e mjeteve shtesë në fushën e shëndetësisë, mbrojtjes sociale dhe arsimit për zbatimin e programeve rrjedhëse, projekteve dhe kompetencave të përcaktuara ligjore, sigurimin e mjeteve shtesë në fushën e mbrojtjes për modernizimin dhe furnizimin me pajisje të armatës, përmbushjen e obligimit për pagesën e regresit të pushimit vjetor për të punësuarit e përfshirë me Marrëveshjen kolektive të degës etj.”, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Gjithashtu, ministri Besimi shtoi se me Vendimin në fjalë, sigurohen 1.72 miliardë denarë mjete shtesë për programin që i referohet ballafaqimit të krizave, sigurohen mjete financiare për EMV-në, me qëllim të furnizimit të energjisë elektrike nga burime vendase, sigurohen mjete financiare për shlyerjen e kostove për energji elektrike në sektorët kryesorë, me qëllim që të mos kemi ndërprerje të energjisë elektrike në ato institucione, si dhe 186 milionë denarë për racionin e studentëve.

Mjetet financiare sigurohen në bazë të kursimeve të kryera në zërat që nuk janë prioritarë, në bazë të masave të miratuara nga Qeveria, si dhe rekomandimeve të kursimit, aty ku ka realizim më të vogël se planifikimi, si dhe nga mjetet financiare që nuk janë realizuar në programet sipas mekanizmit CAPEF.

Vendimi paraqet vijimësi së angazhimit të deritanishëm të qeverisë në drejtim të sigurimit të mjeteve për ballafaqimin me krizën dhe tejkalimin e saj me sa më pak pasoja. Ky është vendimi i dytë për rishpërndarjen e mjeteve, që fillimisht janë orientuar drejt ballafaqimit me krizën energjetike. Me rishpërndarjen e parë janë siguruar 5.15 miliardë denarë, prej të cilave 3.75 miliardë u destinuan për masat për ballafaqimin me krizën. Qeveria jonë gjatë muajit korrik miratoi Rishikimin e Buxhetit për vitin 2022, me të cilin u siguruan 4.7 miliardë denarë për krizën energjetike

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window