9 maj 2020, Shkup – Masa prej 14.500 denarë mbështetje financiare për çdo të punësuar është dizajnuar mirë dhe për atë janë paraqitur rreth 24.000 kompani dhe rreth 6.000 ushtrues të pavarur të veprimtarisë. Gjatë një interviste në TV 24, ministrja e Financave Nina Angellovska tha se ishte e kënaqur me pjesëmarrjen e kompanive dhe se kishte të dhëna se ditët e fundit punëdhënësit kishin rikthyer rreth 500 të punësuar për ta shfrytëzuar masën.

Angellovska tha se pjesëmarrja e firmave është e madhe dhe për sa punëtorë bëhet fjalë, do të shihet kur kompanitë do të plotësojnë formularin MPIN (Përllogaritja mujore e pagesës së integruar). Në raport të kompanive nga industritë e prekura si hotelieria dhe turizmi, ajo tha se numri më i madh i firmave të regjistruara nga kjo veprimtari janë paraqitur.

-Sa i përket hotelerisë dhe turizmit janë 4.400 subjekte të regjistruara në shtet, që do të thotë nëse i marrim numrat e të paraqiturve nga ky sektor, numri më i madh janë paraqitur për shfrytëzimin e masës. Interesimi i kompanive për këtë masë tregon se ajo është dizajnuar mirë, që kompanitë të jenë të kënaqura, të interesuara për të aplikuar. Do të shohim saktësisht se sa vende të punës do të mbështeten me anë të masës, kur do të plotësojnë formularin MPIN, por kjo na jep të drejtën të themi se do të mbrohet një numër i madh i vendeve të punës, që ishte edhe qëllimi i masës. Ne prisnim dhe llogaritëm që masa do të mbrojë rreth 200.000 vende të punës – tha Angellovska.

Në raport me ndryshimet në dekret, Angellovska tha se ka pasur fleksibilitet dhe dialog në mënyrë që të gjithë palët e interesuara të jenë të kënaqura. Ajo theksoi se asnjëherë nuk është mbështetur largimi i punëtorëve, por në interes të punëtorëve duhet të kufizohej ulja e numrit të të punësuarve edhe në kohë të caktuar edhe të pacaktuar, ndërsa në të gjitha vendet e tjera për masa të tilla të ngjashme numri i punëtorëve të larguar është i kufizuar vetëm në kohë të pacaktuar.

– Në dekretin e fundit, janë transponuar vetëm pikat e Ligjit për marrëdhënie të punës. Ndryshimi i vetëm ishte në muajin prill, kur u dhamë mundësi atyre kompanive që larguan nga puna një pjesë të punëtorëve, zvogëluan numrin e të punësuarve që të mund t’i kthenin deri në datë 7 maj, me qëllim që t’i mbrojmë edhe ato vende të punës. Deri dje u kthyen në vendet e punës rreth 500 punëtorë të cilët ishin ç’lajmëruar. Asnjë vend nuk ka interes të largojë të punësuarit. Cili shtet do të dëshironte të kishte një shkallë më të lartë të papunësisë. Ne mundohemi që t’i mbajmë njerëzit produktivë në vendet e punës sepse është më mirë të jenë në vendin e punës kur të fillojë faza e rimëkëmbjes së asaj kompanie që të fillojë rikuperimin sa më shpejt sesa të themi do të mund t’i mbronte sistemi – tha Angellovska.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.

Close Search Window