4 maj 2020, Shkup – Arkëtimi i të ardhurave në muajin prill është më i mirë për 1.4 miliardë denarë sesa skenari më optimist për realizimin e të ardhurave në kushtet e krizës së shkaktuar nga virusi korona. Arkëtimi i të ardhurave nga fillimi i vitit është 4.9% më i ulët në krahasim me vitin e kaluar. Skenarit themelor i ministrisë së Financave për rezultatin ekonomik në vitin 2020 është ngadalësim i aktivitetit ekonomik për -3.4%, me atë që efektet e krizës së shkaktuar nga virusi korona ndaj ekonomisë, pritet të jenë më të mëdha në tremujorin e dytë, në të tretin pritet ngadalësim i tkurrjes, ndërsa në të katërtin pritet rimëkëmbje të ekonomisë dhe rritje. Kjo u kumtua në konferencën për shtyp të ministres së Financave Nina Angellovska dhe zëvendësministres së Financave Shiret Elezi.

Të ardhurat buxhetore në muajin prill janë 14.2 miliardë denarë, që paraqet rënie prej 20% krahasuar me muajin prill të vitit të kaluar, nga të cilat të ardhurat tatimore janë 7.2 miliardë denarë ose për 31% më pak në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa kontributet u realizuan në vlerë prej 5.5 miliardë denarë, që është në nivelin e njejtë si vitin e kaluar.

– Duke marrë parasysh masat restriktive për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ndërprerjen e aktiviteteve ekonomike ose rëndimin e disa zinxhirëve të furnizimit, rënia e anës së të ardhurave është pritur. Megjithatë, në skenarin themelor që ministria e Financave kishte bërë në fillim të krizës së koronës, i ashtuquajturi skenari më i favorshëm, rënia e projektuar për muajin prill është më e lartë se e realizuara, përkatësisht është 40% e të ardhurave tatimore. Kjo nënkupton që kemi arkëtim më të mirë prej 1.4 miliardë denarë në raport me projeksionet e koronës për muajin prill, përkatësisht se skenari jonë i përpunuar mund të thuhet se ka qenë më konservator apo më i kujdesshëm – tha Angellovska.

Tejkalim më të madh të të ardhurave ka tek tatimi mbi fitimin. Nga të ardhurat e përgjithshme të arkëtuara të tatimit mbi fitimin në muajin prill janë 1.43 miliardë denarë, 790 milionë denarë janë nga tatimi mbi fitimin e paguar në bilancin vjetor, që është shifër pozitive që tregon për rezultatet e suksesshme të kompanive të realizuara vitin e kaluar. Kontributet në muajin prill shënojnë rënie, resprektivisht  u realizuan në nivel të vitit të kaluar.

Sa i përket anës së shpenzimeve, shpenzimet e përgjithshme në muajin prill janë realizuar pothuajse në nivelin e njëjtë si vitin e kaluar, përkatësisht me një rritje prej 0.7%.

Shpenzimet rrjedhëse janë gjithashtu në nivelin e njejtë me vitin e kaluar. Me atë që tek mallrat dhe shërbimet është hasur rënie prej 36.5% krahasuar me muajin prill të vitit të kaluar. Tek transferet ka rritje prej 7%, kryesisht për shkak të transfreve sociale, përkatësisht rritje të pensioneve këtë vit. Shpenzimet kapitale në muajin prill janë më të larta për 15.7% në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar.

Nga fillimi i vitit deri në muajin prill, arkëtimi i të ardhurave në buxhet është për 4.9% më i ulët në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Arkëtimi i të ardhurave tatimore është për 9.1% më i ulët se vitin e kaluar, gjë që kryesisht vjen nga rënia e arkëtimit të TVSH-së për 14.6%. Arkëtimi i kontributeve ka rritje prej 9.2% në krahasim me vitin e kaluar.

-Arkëtimi i kontributeve është rritur prej 9.2% në krahasim me vitin e kaluar, që është tregues se viti ka filluar në mënyrë të shkëlqyeshme me rritjen e punësimit dhe pagave. Në rritjen e pagave rol të rëndësishëm kishte edhe masa për mbështetjen e sektorin privat për rritjen e pagave, të cilën e shfrytëzuan mbi 22.000 kompani dhe i rritën pagat e rreth 120.000 të të punësuarve. Të ardhurat e përgjithshme u realizuan në vlerë prej 27.3% në përputhje me planin, ndërsa shpenzimet e përgjithshme prej 30.4% – tha Angellovska.

Zëvendësministrja e Financave Elezi, theksoi se për shkak të zvogëlimit të arkëtmit të të ardhurave në buxhet për shkak të krizës së shkaktuar nga virusi korona, për servisimin e nevojave por edhe të masave për mbështetje të ekonomisë u paraqit nevoja që të sigurohen mjete nga institucionet financiare ndërkombëtare.

– Iu drejtuam institucioneve financiare ndërkombëtare, përmes FMN-së dhe Bankës Botërore, të cilët tashmë na kanë aprovuar paketën e parë të mbështetjes financiare. Nga FMN-ja tashmë janë aprovuar dhe transferuar mjete prej 176 milionë euro, nga Banka Botërore do të sigurohen 140 milionë euro dhe gjithashtu nga Bashkimi Evropian do të sigurohen 160 milionë euro – tha Elezi.

Në raport me masat, Elezi theksoi gjithashtu se janë aprovuar edhe një numër i linjave të kreditit përmes Bankës së Zhvillimit, Covide 1 dhe Covid 2, përkatësisht 631 aplikime. Tashmë është prezantuar edhe faza e tretë, si dhe se pritet aprovimi i 51 milionë eurove përmes Bankës Evropiane të Investimeve, të cilët do të plasohen përmes Bankës së Zhvillimit, përkatësisht përmes bankave komerciale.

Ministrja e Financave theksoi se sipas rezultateve për muajin mars dhe prill, si dhe projeksionet për ekonomitë botërore dhe partnerët tanë më të mëdhenj tregtarë, tashmë është e qartë tabloja dhe mund të dilet me projeksion për rritjen ekonomike në përputhje me skenarin themelor.

– Shohim se, shumë ekonomi më të zhvilluara si SHBA-ja dhe Gjermania, presin ngadalësime të konsiderueshme ekonomike këtë vit, përkatësisht një rezultat ekonomik negativ. Projeksionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për ta janë resprektivisht 5.9% dhe 7%, ndërsa për gjithë Bashkimin Evropian 7.1%. Për ekonominë maqedonase FMN-ja projektoi 4% sa i përket fillimit të muajit prill. Në fund të muajit prill, Banka Botërore për vendin projektoi ngadalësim të aktivitetit ekonomik midis – 1.4 deri – 3.2% të BPV-së, përkatësisht nga skenari më optimist deri te skenari i padëshirueshëm. Skenari themelor i ministrisë së Financave parashikon ngadalësim të aktivitetit ekonomik për -3.4%, me atë që efektet nga kriza e koronës ndaj ekonomisë, pritet të jenë më të mëdha në tremujorin e dytë, në të tretin pritet ngadalësimi i tkurrjes, ndërsa në të katërtin  rimëkëmbje të ekonomisë dhe rritje – tha Angellovska.

Pritshmëritë për komponentët e bruto prodhimit vendor janë që komponenti i eksportit do të ulet për 16.8% në bazë reale. Masat shëndetësore që tashmë veprojnë dhe do të veprojnë në sektorin e shërbimit, transportit, hotelierisë, turizmit, veprimtarisë “art, argëtim dhe rekreacion”, qarkullimit të mallrave të përhershëm, por edhe në një pjesë të kapaciteteve industriale dhe veprimtarisë së ndërtimit do të ndikojnë në konsum dhe investime.

Input pozitiv pritet të japë konsumi publik kryesisht si rezultat i rritjes së shpenzimeve për sektorin e shëndetësisë dhe pritet të shënohet rritje prej 2.7%. Kërkesa e importit, në kushtet e rënies së pritshme të aktivitetit të eksportit, investimeve në të mirat kapitale/ të përhershme, si nga ana e subjekteve afariste ashtu edhe nga amvisëritë, parashihet të ulen, nga kjo, kërkesa neto e eksportit, në kushte të uljes absolute të importit nga eksporti i mallrave dhe shërbimeve, në mënyrë të pjesërishme e neuralizojnë kontributin negativ të kërkesës së brendshme në aktivitetin ekonomik.

Shkalla e inflacionit në vend, në tremujorin e parë të vitit 2020 shënon 0.6%, që tregon një devijim të caktuar në rënie në krahasim me inflacionin e projektuar. Projeksioni për inflacionin efektiv të huaj në vitin 2020 është rishikuar në drejtim të rënies. Njëkohësisht, lëvizjet e çmimeve të bursave botërore të aksioneve, të ashtquajturit çmimet importuese pritet të shkaktojnë presion në rënie të çmimeve vendore. Duke pasur parasysh këtë, si edhe hendekun e pritshëm negativ të prodhimit, shkalla e inflacionit në vend për vitin 2020 është parashikuar në -0.2%.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.

Close Search Window