01 korrik 2019, Shkup – Sot fillon projekti qeveritar “TVSH-ja ime”, përmes së cilit qytetarët mund ta realizojnë të drejtën e kthimit të 15% të TVSH-së së paguar. Ja se si mund ta realizoni kthimin e TVSH-së.

Kthim të TVSH-së mund të realizojë çdo qytetar që:

  • Është mbi 15 vjeç
  • Posedon një dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë)
  • Ka një llogari transaksioni dhe është
  • Janë regjistruar në sistemin e-Tatim personal të DAP-it.

Procedura është si në vijim: Çdo llogari fiskale nga mallrat e blera ose shërbimi i shfrytëzuar (deri në 30.000 denarë), qytetarët do të jenë në gjendje ta skanojnë atë përmes telefonit celular dhe ta dërgojnë atë përmes aplikacionit “TVSH-ja ime” (për tu regjistruar përdorni të njëjtin emër shfrytëzuesi dhe fjalëkalim nga “e -Tatim personal “).

Për qytetarët që kanë nevojë për mbështetje në proces (për shembull: pensionistët, kategoritë sociale), Drejtoria e të ardhurave publike në 36 njësitë e saj rajonale në të gjithë vendin ka vënë në dispozicion: kiosk aparate, lexues të barkodeve dhe telefona celular të mënçur përmes të cilëve do tu mundësohet të skanimi i llogarisë fiskale.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Comments are closed.

Close Search Window