27 mars 2020, Shkup – Obliguesit tatimor që realizojnë të ardhura nga vprimtaria e pavarur dhe obliguesit tatimor të tatimit mbi fitimin mund të jenë të liruar nga pagesa e akontacioneve, me qëllim të ruajtjes së likuiditetit më të madh dhe të tejkalimit të efekteve të para të krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Ata që do të dorëzojnë kërkesë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike kanë të drejtë të lirohen nga pagesa e akontacioneve mujore për muajin mars, prill dhe maj të vitit 2020.

Shfrytëzim të kësaj mase mund të kërkojnë obliguesit tatimor sipas Klasifikimit nacional të veprimtarisë hotelierike (shifër 56 – veprimtari për përgatitje dhe shërbim të ushqimit), turizëm (shifër 79 – agjencitë turistike, organizatorë të udhëtimeve dhe shërbime tjera me rezervim, si dhe aktivitete tjera në lidhje me to dhe shifër 55 – objektet e akomodimit) dhe transport (shifër 49 – transporti tokësor; shifër 50 – transporti ujor dhe shifër 51 – transporti ajror).

Gjithashtu, këtë masë mund ta shfrytëzojnë edhe obiguesit e tjerë tatimor që kanë pësuar humbje gjatë punës për shkak të masave shëndetësore për parandalimin e  përhapjes së Kovid-19, nëse plotësojnë një nga kushtet e mëposhtme:

– të ardhurat e përgjithshme u janë ulur për më së paku për 40% në muajin aktual në krahasim me muajin shkurt të vitit 2020 ose ulja e të ardhurave të përgjithshme nga viti 2020 është më e lartë se 40% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar;

– numri i të punësuarve që nuk punojnë, përkatësisht nuk kontribuojnë në aktivitetin ekonomik të obliguesve tatimor – punëdhënësi zë të paktën 25% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në shkurt  të vitit 2020 dhe

– Obliguesi tatimor ka mbyllur së paku 50% të vendeve për shitje përmes të cilave ai e realizon fitimin.

Obliguesit tatimor – personat juridikë që ta shfrytëzojnë këtë masë, duhet t’i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

– të mos e ulin numrin e të punësuarve nga dita e hyrjes në fuqi të Rregullores (26 mars viti 2020) deri në tre muaj pas shfuqizimit të saj – përveç në rast të vdekjes, pensionimit ose dorëheqjes nga ana e punëtorëve.

– të mos paguajnë dividentë për pronarët, shpërblime për suksesin afarist (pjesëmarrje në fitim, bonus) ose lloj tjetër të shpërblimeve vjetore për të punësuarit dhe organet e udhëheqjes dhe mbikëqyrjes së obliguesve tatimor, nga dita e hyrjes në fuqi të kësaj Rregulloreje, deri në ditën e vazhdimit të lirimit.

Që ta shfrytëzojnë këtë masë obliguesit tatimor-persona fizikë që realizojnë të ardhura nga kryerja e veprimtarisë së pavarur, duhet ta plotësojnë kushtin e mëposhtëm:

 – Të mos e ulin numrin e të punësuarve nga dita e hyrjes në fuqi të Rregullores (26 mars 2020) deri në tre muaj pas shfuqizimit të saj – përveç në rast të vdekjes, pensionimit ose dorëheqjes së punëtorëve.

Dorëzimi i kërkesave do të bëhet përmes sistemit e-pdd për obliguesit e tatimit mbi të ardhurat personale, përkatësisht e-tatimet për obliguesit e tatimit mbi fitimin dhe pranimin e kërkesave përmes sistemeve e konfirmon Drejtoria e të Ardhurave Publike në afat prej 15 ditësh nga dorëzimi i kërkesës.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.

Close Search Window