Nevojitet inkuadrim më i madh i grave në sjelljen e politikave kyçe, vendosmëri që ta përhapin zërin e tyre, shfrytëzimin e potencialit të teknologjive për përfshirje më të madhe të tyre dhe krijimin e rrjeteve lokale, rajonale dhe globale të grave sipërmarrëse. Këto janë qëllimet e Masterklasit të parë “e-tregti për gra” organizuar nga UNKTAD (Konferenca për Tregti dhe Zhvillim e Kombeve të bashkuara) në Maqedoninë e Veriut.

 

Mbi 50 gra sipërmarrëse morrën pjesë në Masterklasin e parë i cili u mbajt para dy ditëve në Shkup dhe pastaj vazhdon në Kinë, Indonezi, Iran, Meksikë, Ruandë dhe në Bregun e Fildishtë. Nikiqiri tyre në Shkup ishte ministrja e Financave Nina Angelovska si njëra nga shtatë gratë ambasadore për e-tregti nëpër botë, e përzgjedhur nga UNKTAD për dhënien e mesazhit për rolin e tregtisë dixhitale në zhvillimin e sipërmarrjes së grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre si nxitje e rritjes ekonomike.

 

– Kam kënaqësinë që iniciativa е masterklasit “e-tregtia për gra” është nisur pikërisht nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Për shkak të pjesëmarrjes më të ulët të grave në tregun e punës, rajoni po humb 20 përqind të rritjes së Bruto Prodhimit Vendor, ndërsa vendi me 16 përqind, tregojnë të dhënat e Bankës Botërore. Nëse e marrim parasysh këtë,  duhet të krijojmë politika të zgjuara për përfshirje më të madhe të grave, mundësi të barabarta për të gjithë që do të kontribuojnë për rritje më të madhe ekonomike. Dua t’i inkurajoj të gjitha gratë të synojnë lartë, të besojnë në veten e tyre, të shfrytëzojnë potencialin e teknologjive dhe dixhitalizimin  dhe të përmirësohen vazhdimisht. Bota e re e shpejtë dixhitale kërkon kërkesa ndërdisiplinore dhe sjell sfida, por në fund të ditës, çdo sfidë e kaluar na bën më të fortë dhe më me përvojë – tha ministrja e Financave Angelovska, e cila është gruaja e parë, ministre e Financave.

 

Ministrja sa i përket kësaj pjese, potencoi që gratë nuk duhet të heqin dorë nga problemet, por të gjejnë zgjidhje duke përdorur sinergjinë midis teknologjive dhe potencialit, njohurive dhe kujdesit të tyre.

– Ngado që do shkojmë, do të përballemi me probleme, nga këto nuk mund të shpëtojmë. Vetëm ndarja e problemit nuk është e mjaftueshme. Aftësia është në identifikimin por edhe në propozimin e një zgjidhjeje. Prandaj, përcaktoni problemin dhe jepni idenë tuaj se si mund të zgjidhet. Vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë më shpejtë deri tek zgjidhjet dhe rezultatet e mira për të gjithë – theksoi Angelovska.
 

-Gratë sipërmarrëse përballen me pengesa të shumta si qasja në financa, aftësi dhe mbështetje për rritjen e biznesit, që ndodh veçanërisht në vendet në zhvillim. Qëllimi i iniciativës “e-tregti për gra” është krijimi i një rrjeti të fortë të grave dhe inspirimi i grave që ti shfrytëzojnë mundësitë dhe të përfshihen në ekonominë dixhitale – tha Kandens Nkot Bisek, menaxher i projektit të iniciativës “e-tregti për gra” të UNKTAD.

Sipas Erik Janovskit, përfaqësues i Zyrës së USAID në Maqedoninë e Veriut, përfshirja më e madhe e grave në tregun e punës do të çojë në një rritje më të madhe ekonomike. Njëkohësisht, do të kontribuojë edhe në ngritjen e standardit të jetesës në familje.

 

– USAID ka shumë iniciativa që mbështesin gratë, përmes tyre i ndihmojmë gratë sipërmarrëse të gjejnë tregje të reja dhe të rrisin eksportin”, tha ai.

 

Pse është e domosdoshme që gratë të krijojnë politika, pyetën pjesëmarrësit e Masterklasit.

 

-Sepse vetëm ata që kanë provuar problemet në lëkurën e tyre mund t’i kuptojnë dhe të kontribuojnë realisht në zgjidhjen e tyre. Prandaj është e domosdoshme të dëgjohet zëri i grave dhe të rritet përfshirja e tyre në sjelljen e politikave. Për këtë është e nevojshme vullneti politik dhe rregulla që do të respektohen, jo vetëm në letër – tha Angelovska.
 

Ky është i vetmi Masterklas nga seria “e-tregti për gra” e UNKTAD mbajtur në Evropë.

 

 

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.

Close Search Window