27 mars 2020, Shkup – Sot, me rregulloren e miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në drejtim të parandalimit të Kovid-19, mundësohet që secila firmë të lëshojë fatura në formë elektronike (pdf), pa dallim nëse është nënshkruar me certifikatë digjitale ose jo, deri te klientët e vetë.

Në këtë mënyrë, kompanitë do të lirohen nga nevoja për t’i shtypur dhe dorëzuar faturat në kushte të resurseve të zvogëluara dhe në mënyrë shtesë do të stimulojë ndryshimin e zakoneve në të ardhmen.

Opsioni i faturës së shtypur për ata qytetarë dhe firma që e preferojnë atë, vazhdon të vlej edhe më tej.

Nëse kompania posedon email apo kontakt telefon nga blerësi do të mund të fillojë t’ia dërgojë faturat në rrugë elektronike. Nëse nuk posedon do të vazhdojë t’i dërgojë në formë të shtypur përmes postës të atyre pranuesve.

Pranuesi i faturës, nëse nuk dëshiron të marrë llogari/faturë në rrugë elektronike në afat prej 10 ditëve nga pranimi do të mund të informojë se dëshiron në formë letre. Nëse nuk përgjigjet gjat; atij afati, do të vlerësohet se është dakorduar t’i pranojë në formë elektronike.

Fatura në formë elektronike do të duhet t’i përmbajë të gjitha elementet për çmimet e TVSH-së.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.

Close Search Window