Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është themelues i 14 ndërmarrjeve publike dhe aksionar /bashkëaksionar të vetëm në 15 shoqëri tregtare, prej të cilëve 13 janë shoqëri aksionare në pronësi shtetërore, kurse 2 janë SHPKNP në pronësi shtetërore.

Me qëllim të transparencës më të madhe në punën e ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare në pronësi shtetërore, në dispozitat ligjore ekzistuese në të cilat është rregulluar puna e këtyre subjekteve, (para së gjithash të Ligjit për ndërmarrje publike dhe Ligjit për shoqëri tregtare), si dhe statutet dhe deklaratat e tyre, këto subjekte kanë obligim të dorëzojnë deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut raport tremujor për punën financiare të tremujorit përkatës, si dhe t’i publikojnë të njejtat në ueb faqen e tyre.

Në atë drejtim, Ministria e Financave publikon tabelë të përbashkët e cila përmban të dhëna për punën financiare (të ardhurat dhe shpenzimet) e 29 subjekteve të lartëpërmendura, në bazë tremujore.

Të dhënat financiare për vitin 2022 Të dhënat financiare për vitin 2021 Të dhënat financiare për vitin 2020

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.

Close Search Window