23 tetor 2019, Shkup – Ministrja e Financave Nina Angelovska, sekretari i përgjithshëm i Organizatës botërore të doganave (OBD) Kunio Mikuria dhe drejtori i Drejtorisë doganore Gjoko Tanasoski mbollën sot në oborrin e Drejtorisë doganore kanë mbjellë Pemën e paqes.

Duke shënuar Konferencën e 14-të të partneritetit në kërkimin dhe zhvillimin e doganave – PIKARD, që u mbajt në Shkup këtë vit, kjo pemë simbolizon përkushtimin për unitet në kuadër të familjes së madhe doganore, si dhe angazhimin për zhvillim të mëtejshëm të bashkëpunimit të frytshëm të deritanishëm.

Tema e konferencës tre-ditore është “Kufij të zgjuar për tregti, udhëtime dhe transport të pandërprerë” ndërsa folësit e shumtë eminentë diskutuan mbi rëndësinë e qarkullimin e shpejtë të njerëzve, mallrave dhe transportuesve përtej kufijve, koordinimin dhe bashkëpunimin midis shërbimeve doganore, e-tregtinë ndërkufitare dhe në veçanti vëmendje i është kushtuar aplikimit të teknologjive të reja në punët doganore. Në konferencë ndryshimet u prezentuan në mjedisin doganor në këndvështrime të ndryshme si rezultat i dixhitalizimit, mundësi të reja për rritjen e kontrollit të rrezikut, uljen e shpenzimeve dhe thjeshtimin e procedurave doganore.

Zgjedhja e nikoqirit të konferencës është një konfirmim dhe njohje për avancimin që e arriti Dogana dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në modernizimin e Drejtorisë doganore, pranimin dhe zbatimin e instrumenteve dhe konventave të OBD-së për reformat dhe pjesëmarrjen në zinxhirin e furnizimit global dhe lehtësimin e tregtisë.

Vendi është anëtar i Organizatës botërore të doganave që nga 1 korriku 1994 dhe është i përfshirë në mënyrë aktive në punën e tij. Qëllimi kryesor i kësaj organizate është arritja e nivelit më të lartë të harmonizimit dhe uniformitetit të sistemeve doganore, studimin e problemeve të hasura në zhvillimin dhe përmirësimin e teknikave dhe legjislacionit doganor. Ajo është një organ i pavarur ndërqeveritar i përbërë nga 183 drejtori doganore nga e gjithë bota.

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.

Close Search Window