3 prill 2020 – Për së paku 70% do të ulen këstet për kreditë nga shoqatat financiare dhe lizimg kompanitë në tre muajt e ardhshëm për qytetarët, për të cilat nuk do të lejohet të llogariten dhe të arkëtohen shpenzimet, provizionet dhe norma ndëshkuese interesi. Këto detyrime do të shpërndahen në mënyrë të barabartë në këstet tjera gjatë pagesës, ose pagesa mund të shtyhet për paktën 90 ditë. Kjo është përcaktuar sot me rregulloret e miratuara për shoqata financiare dhe për lizing kompanitë.

Njoftim për kushtet e reja, qytetarët do të marrin përmes ueb faqes së internetit të kompanisë financiare ose lizing me sms, e-mail ose komunikim tjetër elektronik – nëse në afat brenda 10 ditëve nuk deklarojnë se e refuzojnë ofertën, ajo do të konsiderohet si e pranuar.

Për personat juridikë do të vendoset në mënyrë individuale, me kërkesë të vet klientit, të dorëzuar edhe në mënyrë elektronike.

Marrëveshjet e reja të kredive, nga ana tjetër, mund të miratohen me grejs periudhë 3 mujore me kërkesë të shfrytëzuesit dhe në atë periudhë do të llogaritet vetëm interesi kontraktual.

Njëkohësisht, me uljen e normës së interesit të paracaktuar me ligj, vlera e përgjithshme e shpenzimeve të arkëtuara, që deri më tani shënonte 51% të shumës së përgjithshme të kredisë, tani është zvogëluar në 31%. Shpenzimet tjera që nuk ishin kufizuar deri më tani, tashmë kufizohen në 30% të kredisë së aprovuar.

Me këto ndryshime ulet ndjeshëm barra e pagesës së kredive, si dhe ulen gjithashtu edhe shpenzimet për shërbimin e tyre.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.

Close Search Window