24 shtator 2020, Shkup – Ministri i Financave, Fatmir Besimi, realizoi takim zyrtar pune me Kryetaren e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Danela Arsovska.

Ministri Besimi theksoi rëndësinë e partneritetit të Qeverisë me sektorin privat dhe tha se përveç masave të ndërmarra, konsistenca është e rëndësishme.

Ai theksoi se është e nevojshme që sektori privat duhe të inkurajohet për të krijuar vlerë të re të shtuar.

“Pakoja e re e masave do të targetohet. Masat ekonomike që kanë treguar rezultate do të vijojnë edhe më tej, por do të ridizenjohen me qëllim të rritjes së efikasitetit të tyre. Masat do të bazohen në tre shtylla, shtylla e parë përfshin aspektin social dhe shëndetësor, e dyta është fokusuar në ekonomi dhe punësim me qëllim të ruajtjes së likuiditetit dhe e treta ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe atë fiskal”, deklaroi Besimi dhe shtoi se maksimale janë përpjekjet për siguruimin e mjeteve nga institucionet financiare ndërkombëtare të cilat janë në dispozicion si dhe nga buxheti, me qëllim që ciklet ekonomike të mos ndalen.

Në këtë takim, në prani të nënkryetarëve të Lidhjes si dhe ekspertëve u diskutua për situatën aktuale në ekonomi, si dhe për masat e propozuara.

Arsovska theksoi se vetëm me veprim të përbashkët të aktorëve relevantë në shoqëri, si dhe me zgjidhjet adekuate për problemet e ndërmarrjeve mund të stabilizohet situata ekonomike.

“Disa nga sfidat kryesore nga të cilat varet përmirësimi i situatës në ekonomi janë kompetencat e Ministrisë së Financave. Në këtë drejtim, porosia e Lidhjes është që 25 masat tona për shpëtimin ekonomik të realizohen sipas prioriteteve të përcaktuara me mbështetje të drejtpërdrejtë për ndërmarrjet dhe jo me masa sociale përshkak se ajo qasje është e paqëndrueshme, përkatësisht nuk krijon vlerë të re të shtuar.

Prioritet duhet që të jetë shfrytëzimi i destinuar dhe racional në lidhje me mjetet buxhetore, me qëllim që të sigurohet stabiliteti në ekonomi”. Pa ndihmën e drejtpërdrejtë të pritur si stimul fiskal, projeksionet nuk janë në nivelin e duhur,” tha Arsovska, dhe shtoi se të gjithë ata që punojnë të regjistruar dhe paguajnë tatime, duhet të ndihmohen pa kushte.

Fokusi i takimit ishte domosdoshmëria e miratimit të paketës së masave ekonomike që do t’i sigurojë ndihmë të drejtpërdrejtë ekonomisë.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.

Close Search Window