20 nëntor 2019, Shkup – Prej sot para publikut vendosim të dhëna financiare për më shumë se dymbëdhjetë milionë e gjysmë transaksione. Standardet janë vendosur. Gjithmonë kur ndonjë ministri, agjenci ose institucion shtetëror do të bëjnë pagesën në para, transaksionet në kohë rekorde do të jenë në publikisht të arritshme për kontroll për të gjithë në shtet, deklaroi Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev në konferencën për shtyp, në të cilën u promovua ueb-platforma “Financa të hapura” (open.finance.gov.mk).

Në ngjarjen në të cilën morën pjesë edhe ministrja e Financave, Nina Angellovska, ministri i Komunikimeve, Transparencës dhe Llogaridhënies, Robert Popovski dhe përfaqësues të USAID dhe IRN, Kryeministri Zaev theksoi se sot është festë e transparencës dhe llogaridhënies në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse përfundimisht u hap Thesari shtetëror i Ministrisë së Financave dhe në dispozicion të qytetarëve u vendosën transaksionet e dikurshme, të tanishme dhe të ardhshme do të vendosen të gjitha transaksionet financiare të ardhshme të shfrytëzuesve buxhetorë.

Kryeministri Zaev falenderoi edhe Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRN) dhe USAID, pa ndihmën e të cilëve, implementimi i këtij projekti nuk do të ishte i mundur.

 “Hapja e Thesarit dhe të gjitha të dhënat në të është një nga masat më të mëdha në drejtim të uljes së korrupsionit dhe parregullsive në punën e institucioneve shtetërore, si dhe kursimin e parave të qytetarëve. Me këtë nivel të transparencës dhe llogaridhënies, qytetarët, mediat dhe organizatat qytetare do të munden në mënyrë të lirshme ti hulumtojnë pagesat e institucioneve dhe të perceptojnë, se ndonjë institucion a fokuson operator ekonomik ose transferon para te personat e njejtë fizik për punë te ndryshme. Platforma “Financa të hapura” në të ardhmen do të jetë korrigjues i punëve të institucioneve dhe pengesë e fuqishme për korrupsionin, nepotizmin dhe parregullsitë e tjera të cilat i hasim në institucione”, theksoi Kryeministri Zaev.

Në fazën e parë është planifikuar që në platformën “Financa të hapura” të publikohen transaksionet e institucioneve buxhetore të Buxhetit qendror, këto janë institucionet nga Buxheti themelor (ministritë, agjencitë, drejtoritë, etj) dhe fondet sociale, ndërsa në fazën e dytë do të publikohen edhe transaksionet e Njësisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe institucionet e tyre buxhetore.

Platforma “Financa të hapura”  i bashkëngjitet  platformës  “Të dhëna të hapura”, vegël për llogaridhënie të Qeverisë e cila tregon se shpenzimet zyrtare personale të funksionarëve, dhe ueb faqet e reja për shërbimet e Qeverisë dhe ministrive në të cilat punohet dhe të cilat do të përmbajnë informacione të cilat më parë kanë qenë plotësisht të paarritshme.

Ministrja e Financave Nina Angellovska, theksoi se portali  “Financa të hapura” është një nga rezultatet kyçe të reformës së madhe  të financave publike, i cili bazohet në transparencë, gjatë të cilit  angazhimi i  kësaj Qeverie për menaxhim transparent, efikas dhe efektiv me financat publike bëhet realitet dhe paraqet  një hap përpara drejt rrugës evropiane.

„ Sot po hapim  Thesarin shtetëror për qytetarët.  Ky është “deklasifikim” i të dhënave për transaksionet e shfrytëzuesve buxhetor.  Tregojmë se kemi kapacitet institucional për hapa të mëdha demokratike.  Transparenca është vegël thelbësore demokratike. Ajo e kufizon manifestimin e fuqisë dhe nxit shpenzimin më të përgjegjshëm dhe të barabartë të fondeve buxhetore për shkak të frikës nga  aktiviteti i paligjshme. Ky është efekti i kthyes i transparencës në uljen e korrupsionit. Qasja e qytetarëve dhe shoqërisë civile deri te dispozicioni i informacioneve me mjetet buxhetore nxit shpenzimin e tyre  të arsyeshme dhe të përgjegjshme”, theksoi ministrja e Financave Angellovska.

Ministri i Komunikimeve, Transparencës dhe Llogaridhënies Robert Popovski, informoi se sipas hulumtimit të  “Action SEE” për  transparencë dhe llogaridhënie të pushtetit ekzekutiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor për vitin 2018, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me Malin e Zi janë liderë në rajon sipas indeksit të transparencës, i cili shënon 78% në plotësimin e indikatorëve.

“Trendi është në rritje gjatë dy viteve të fundit dhe ka sjellë një kthesë në renditjen e vendit tonë, kur dihet që në vitin 2016 ne ishim në vendin e fundit me vetëm 52% të indikatorëve të përmbushur. Ajo që meriton vëmendje të veçantë pozitive në këtë hulumtim për transparencën, dhe llogaridhënien e pushtetit  ekzekutivit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, është vendi i parë i shtetit tonë  në nënkategorinë  “Publikimi i buxhetit qytetar”, për të cilin janë plotësuar deri  87% e indikatorëve për transparencë, dhe llogaridhënie. Shtetet e vendit të dytë dhe të tretë  plotësojnë 40% dhe 24%, që paraqet një ndryshim serioz në favor të Maqedonisë së  Veriut ”, tha Popovski.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: English

Comments are closed.

Close Search Window