3 mars 2021, Shkup – Republika e Maqedonisë së Veriut emetoi sot euroobligacionin e tetë me radhë. Euroobligacioni ka vlerë 700 milion euro me kohë zgjatje prej 7 vjetësh dhe i njejti emetohet me normën më të ulët të interesit historikisht prej 1.625%. I njejti do të përdoret për të rifinancuar euroobligacionin e tretë nga 2014 në shumën 500 milion euro. Tërheqja neto në bazë të këtij euroobligacioni është 200 milion euro.
Norma e interesit jashtëzakonisht e favorshme, pavarësisht krizës-kovid, është rezultat i politikave të kujdesshme makroekonomike dhe ruajtja rejtingut kreditorë në vend.
Ruajtja e rejtingut kreditor dhe me këtë besimi i investitorëve është për shkak të politikave të ndërmarra dhe katër pakove të masave për të përballuar efektet e krizës. Besimi i lartë i investitorëve manifestohet përmes interesit të madh për blerjen e euroobligacionit, përkatësisht mbi 130 investitorë ishin të interesuar të blejnë dyfishin e vlerës nga vlera e ofruar, me atë që kërkesa ishte mbi 1.6 miliardë euro.
Siç u tha kur u miratua Buxheti për vitin 2021, me fondet e siguruara nga emetimi i këtij euroobligacioni, borxhi i jashtëm do të shlyhet, gjegjësisht euroobligacioni i emetuar në vitin 2014, i cili duhet të shlyhet këtë vit. Pjesa tjetër do të përdoret për të financuar një pjesë të deficitit buxhetor. Euroobligacioni nga 2014 është në shumën prej 500 milion euro dhe është emetuar me normë interesi prej 3.975%, që do të thotë se tani norma e interesit është 2.35 pikë përqindje më e ulët.
Përndryshe, vendi më parë ka hyrë shtatë herë në tregun ndërkombëtar të kapitalit me euroobligacion: në 2005 me normë interesi prej 4.625%, në 2009 me normë interesi prej 9.875%, në 2014 me normë interesi prej 3.975%, në 2015 me normë interesi prej 4.875%, në vitin 2015 me normë interesi prej 5.625%, në vitin 2018 me normë interesi prej 2.75% dhe 2020 me normë interesi prej 3.675%.
Ministri i Financave Fatmir Besimi në drejtim të transparencës fiskale dhe llogaridhënies, do të mbajë konferencë për shtyp nesër.