Кumtesa|

15 dhjetor 2021, Shkup – Ndërtimi dhe përforcimi i kapaciteteve në kontabilitet dhe raportim finaciar në sektorin publik është një nga qëllimet strategjike të reformës në menaxhimin me financat publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, Ministria e Financave së bshku me Qendrën për ekselencë në financa – CEF zbaton Programin për trajnimin e kontabilistëve në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RAST), me ç’rast sot u mbajt ngjarja përfundimtare ku u ndanë 19 certifikata për pjesëmarrësit e trajnimit.

Të pranishmit i përshëndeti ministri i Financave, Fatmir Besimi i cili theksoi se mbajtja e ngjarjes së sotme është një hap përpara drejt ndërtimit dhe përforcimit të kapaciteteve në kontabilitet dhe raportim finaciar në sektorin publik.

Ministria e Financave tashmë ka njoftuar reformat që planifikon t’i zbatojë në periudhën 2022-2023 në fushën e kontabilitetit buxhetor. Respektivisht, reforma në fushën e kontabilitetit buxhetor do të jetë në drejtim të zëvendësimit të “parimit me para të gatshme” me të ashtuquajturin “parim i modifikuar i kontabilitetit akrual”. Ky parim do të zbatohet në sistemin e thesarit shtetëror përmes zbatimit të Sistemit të ri informativ për menaxhim me financat, theksoi ministri Besimi.

Ai shpjegoi se vendosja e “parimit të modifikuar akrual” do të imponojë nevojën e zhvillimit të kapaciteteve të profesionit të kontabilitetit në sektorin publik. Duke theksuar se reforma në profesionin e kontabilitetit do të përfshijë trajnimin e detyrueshëm dhe dhënien e provimit për certifikimin e kontabilistëve në sektorin publik, ministri theksoi se Ministria e Financave do të vazhdojë bashkëpunimin me CEF-in në fushën e trajnimit dhe certifikimit të kontabilistëve, si dhe në procesin e përgatitjes për zbatimin e certifikimit nacional të kontabilistëve të sektorit publik në kuadër të Akademisë së Financave Publike.

Gjithashtu, ministri Besimi theksoi se në bashkëpunim me CEF-in, në vitin e ardhshëm 2022 do të fillojë organizimi i trajnimit për marrjen e diplomës për kontabilistë në sektorin publik dhe i ftoi personat që kanë marrë certifikatën e kontabilistëve në sektorin publik që të aplikojnë lidhur me të.

Projekti përkrahet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe ky projekt u implementua me pëkrahjen e Qendrës për Zhvillim të Financave dhe Institutit të Autorizuar për Financat Publike (CIPFA) me qëllim që të kontribuohet lidhur me progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në integrimet europiane.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *