Кumtesa|

5 maj 2023, Shkup – Kompetenca kryesore e Ministrisë së Financave është  projektimi i buxhetit, sigurimi i kornizës dhe supozimeve kryesore, si dhe të vepruarit në përputhje me ato që miratohet në Kuvend, ku deputetët vendosin në emër të qytetarëve dhe çdo gjë që është e re dhe përtej asaj që është miratuar, duhet të presë buxhetin e ri.

Këtë theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në përgjigjen e pyetjeve gjatë konferencës së sotme në Qeveri, ku bëri të ditur se për tejkalimin e paqartësive që paraqiten në procesin e përcaktuar ligjor për punësimet e shfrytëzuesve buxhetorë, procedura do të shpallet publikisht në faqen e internetit të Ministrisë së Financave.

“Lidhur me procesin e realizimit të punësimeve të reja tek shfrytëzuesit buxhetorë, Ministria e Financave njofton vetëm për sigurimin e mjeteve financiare te shfrytëzuesi buxhetor ku  duhet të realizohet punësimi i ri, sepse këto janë mjete nga buxheti dhe çdo shpenzim që nuk është paraparë dhe që nuk janë siguruar mjete do të thotë dëmtim i buxhetit”, theksoi ministri i Financave dhe potencoi se Ministria e Financave nuk ka kompetenca dhe kapacitet për të kryer mikromenaxhim në institucionet dhe përgjegjësia për këtë qëndron tek ata që drejtojnë institucionet.

Ministri shtoi se në rastin e Klinikës në Shtip, si dhe për të gjitha rastet e tjera për të cilat janë parashtruar kërkesa në Ministrinë e Financave, zhvillohet komunikim ndërmjet institucioneve dhe bëhen përpjekje për tejkalimin e dallimeve në këtë drejtim.

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *