Кumtesa|

5 maj 2023, Shkup – Përshpejtimi i realizimit të projekteve të rëndësishme infrastrukturore me interes publik nacional është qëllimi i miratimit të sotshëm të pakos së ligjeve, në lidhje me projektin e Korridorit 8 dhe 10d. Pjesë e pakos së ligjeve janë edhe ndryshimet në Ligjin e Eksproprijimit të cilat kanë për qëllim zvogëlimin e barrës administrative, e cila ngadalëson procesin dhe me këtë edhe realizimin e projektit, e në anën tjetër mbron qytetarët dhe të drejtat e tyre.
“Ajo që po bëjmë është lehtësimi i procedurave dhe ulja e barrës administrative për institucionin që është përgjegjës për realizimin e projektit, por sigurisht edhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve, por nuk nënkupton legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, të cilat do t’i nënshtrohen eksproprijimit në këtë projekt.
Në veçanti, ndryshimet në Ligjin e Eksproprijimit kanë dy aspekte dhe kanë për qëllim lehtësimin dhe përshpejtimin e procesit të eksproprijimit, duke ndikuar drejtpërdrejt në dinamikën e përshpejtuar të realizimit të të gjithë projektit. Duke vepruar kështu u mor parasysh edhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve”, theksoi ministri Besimi.
Ministri shtoi se ndryshimet nuk nënkuptojnë legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje. Legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje, për të cilat është parashtruar kërkesë, bëhet sipas zgjidhjes ligjore të miratuar në vitin 2011 dhe ndryshimet e bëra më vonë. Ajo që mundësohet me ndryshimet e ligjit, të cilat u miratuan sot në mbledhje, është se qytetarët që banojnë në pronat që do t’i nënshtrohen eksproprijimit, do të kenë të drejtën e kompensimit të qirasë për një periudhë  prej12+6 muajve.
“Këto zgjidhje ligjore janë në interesin e të gjithëve. Këto zgjidhje ofrojnë mundësi të realizimit të projektit në periudhë më të shkurtër dhe me shpenzime më të ulëta dhe njëkohësisht shfrytëzimin më të shpejtë të përfitimeve të tij nga qytetarët, përkatësisht për 5 vjet, siç është paraparë në këtë rast”- tha ministri.
Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të Përcaktimit të Interesit Publik dhe Nominimit të Partnerit Strategjik për Zbatimin e Projektit, gjithashtu janë në drejtim të realizimit të përshpejtuar të këtij projekti, i cili do ta mundësojë lirime nga tatimi mbi vlerën e shtuar, detyrimet e importit, akciza e energjensave dhe tatimi i automjeteve motorike të importit të kryer nga Partneri strategjik për qëllimet e projektit.
Këto janë ndryshime që tashmë janë shfrytëzuar gjatë realizimit të projektit për ndërtimin e autostradës Shtip – Milladinovc dhe Kërçovë – Ohër dhe nuk paraqesin  përjashtim. Ministri iu referua përfitimeve ekonomike dhe theksoi se  Qeveria punon në interes të qytetarëve, në interes të biznesit, në interes të shtetit dhe se investimi do të japë kontribut vjetor prej 2% në produktin e brendshëm bruto nomina, mjete që do të hyjnë në ekonominë vendase dhe hapjen e 8000 vendeve të reja të punës.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *