Кumtesa|

12 mars 2025, Shkup – Sot dhe nesër, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska do të marrë pjesë në takimin e ministrave, organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, dedikuar eliminimit të ndikimeve të dëmshme të pirjes së duhanit.

Në këtë takim të nivelit të lartë do të marrin pjesë ministrat dhe zëvendësministrat e Financave të vendeve të rajonit, përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Komisionit Evropian, Mbretërisë së Bashkuar, Sllovenisë, Bankës Botërore, Organizatës Botërore të Doganave, Organizatës së Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik, si dhe përfaqësuesit e komunitetit akademik.

 

Qëllimi i këtij takimi është ngritja e ndërgjegjësimit për problemin e tregtisë së paligjshme të duhanit, si dhe ndikimi i saj mbi administratën tatimore, shëndetësinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, për potencialin e vendeve në ballafaqimin me tregtinë e paligjshme të produkteve të duhanit dhe njëkohësisht edhe të shkëmbehen përvojat në trajtimin e këtij problemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *