30 tetor 2020, Shkup – Me rritjen e kursimeve në kushtet e pandemisë këtë  vit është shënuar Dita botëre e kursimit, dhe nën organizimin e Shoqatës së Bankave të Maqedonisë dhe Fondi i Sigurimit të Depozitave.

“Ditën e kursimit këtë vit e manifestojmë në kushte specifike. Po luftojmë me pasojat e një virusi të panjohur, jo vetëm në planin shëndetësorë por edhe në atë ekonomik. Ne luftojmë për çdo jetë, por edhe për mbijetesën e çdo subjekti afarist, në secilin vend të punës, edhe në kushte të tilla të shënojmë Ditën e kursimit me arritje që janë për respekt”, tha Ministri i financave, Fatmir Besimi.

Gjatë krizës shëndetësore dhe ekonomike, gjithësej depozitat regjistruan një rritje vjetore prej 6.1 përqind.

“Që nga shtatori, depozitat totale të qytetarëve regjistruan një rritje vjetore prej 6.1%, ndërsa depozitat totale të kompanive regjistruan një rritje vjetore prej 8%. Ky është një sinjal i mirë që besimi në sistemin bankar është në një nivel të lakmueshëm ”, theksoi Ministri i financave, Fatmir Besimi duke shtuar se kursimet në denarë janë më të larta se kursimet në valutë, ku pjesa e depozitave në denarë në gjithsej depozitat, me 30.09.2020 viti janë 52.3%.

Trendi pozitiv i kursimeve u pasua nga një rritje e huadhënies. Kredia për qytetarët dhe ndërmarrjet u rrit me 7.3% në bazë vjetore. Kështu, kredia për individë u rrit me 9.5% dhe sektori i korporatave u rrit me 5.2%.

“Në kushtet e krizës shëndetësore të ndjekur nga kriza ekonomike, siguria dhe stabiliteti i sektorit bankar si një segment dominues i tregut financiar që luan një rol kryesor në mbështetjen e ekonomisë, është një përparësi kryesore në fushën e financave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore”, vlerësoi ministri.

Ai informoi se aktualisht ekipet e Ministrisë dhe Bankës Popullore janë duke punuar në disa ligje që synojnë forcimin e mëtejshëm të sigurisë dhe stabilitetit të sektorit bankar.

Comments are closed.